Konsultim Publik

KONSULTIM PUBLIK PËR GUIDËN E APLIKANTIT

“Mbёshtetje Pёr Organizatat e Shoqёrisё Civile pёr Implementimin e Volumit tё Veprimeve Mbёshtetёse pёr tё Rritur Dialogun Politik dhe Ndёrgjegjёsimin pёr Procesin e Integrimit Europian”

Në kuadër të zbatimit të Dokumentit të Veprimit, EU Integration Facility 2014, Ministria e Integrimit ka finalizuar Guidën e Aplikantit për aktivitetin e parashikuar në këtë Dokument “Mbёshtetje Pёr Organizatat e Shoqёrisё Civile pёr Implementimin e Volumit tё Veprimeve Mbёshtetёse pёr tё Rritur Dialogun Politik dhe Ndёrgjegjёsimin pёr Procesin e Integrimit Europian”. Ky dokument, i cili është përgatitur në konsultim të ngushtë edhe me organizatat e shoqërisë civile në vend, do të jetë i hapur për konsultime dhe marrje mendimi edhe në fazën që do t’i paraprijë aplikimit të organizatave për grante. Për këtë arsye, Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme e Financimit dhe Kontraktimit të Fondeve të BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të Tjerë, në Ministrinë e Financave, dhe njësitë vendore respektive, ka hartuar një kalendar takimesh ku fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile të jenë pjesë e takimeve.

Dokumentet e bashkangjitur
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha priti sot në një takim Zv. Ministrin e Çështjeve Europiane të Estonisë, z. Matti Maasikas. 20-03-2017