Asistencë teknike për grupet sektoriale të punës për koordinimin e ciklit të reformës së sektorëve dhe zhvillimin e programeve sektoriale kombëtare

Asistenca teknike do të ofrohet për ristrukturimin dhe funksionimin e Grupeve Sektoriale të Punës në 4/5 sektorët kyç dhe përforcimin e kapaciteteve të tyre për koordinimin e të gjithë ciklit të reformimit të sektorëve si dhe për konsolidimin e mekanizmit të përgjithshëm koordinues ndërmjet institucioneve kyç kombëtare. Asistenca teknike do t’i ofrohet sekretariatit të SWG, mbështetur nga ministritë kryesore të linjave për drejtimin dhe koordinimin e përgatitjes së programeve sektoriale kombëtare dhe programeve mbështetëse për sektorët, të cilat më pas do të mbështeten financiarisht nga BE dhe partnerët e tjerë te zhvillimit. Asistenca do të përfshijë gjithashtu ekspertizën aty ku është e nevojshme për të mbështetur përgatitjen e studimeve, përditësimin e master planit të investimeve, etj. 

Për më shumë informacion për aktivitetin klikoni në linkun: 

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?

 

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti një Delegacion të Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian. 22-02-2017