Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri

Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri

Integrimi

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, duke qenë objektivi më madhor kombëtar, është aksioni politik që kryeson axhendën e qeverisë shqiptare. Me vetëdijen se integrimi i vendit në BE është rruga me efikase për demokratizimin e shpejtë të tij,  qeveria po ndërmerr hapa konkrete në përmbushjen e reformave kyçe, nga të cilat varet marrja e statusit të vendit kandidat dhe me tej, hapja e negociatave për anëtarësim. Procesi i integrimit është në një moment tejet të rëndësishëm që dikton konkretizim, dialog e partneritet, ndaj po punohet me seriozitet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura.

 

Ne synojmë të aplikojmë një linjë shumëplaneshe bashkëpunimi me bindjen se shkalla e suksesit në procesin e integrimit, matet nga zbatimi i reformave, përfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve kryesore, opozitës, shoqërisë civile, biznesit, grupeve të interesit. Ne besojmë në një marrëdhënie korrekte e të hapur me partnerët tanë ndërkombëtarë që na asistojnë prej vitesh, profesionalisht dhe financiarisht. Duhet të fitojmë kohë duke shpejtuar hapat drejt finalizimit të një procesi që besojmë se do të forcojë shtetin e së drejtës dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve shqiptare.   

 

 

Kronologjia e marrëdhënieve Shqipëri-BE

29.09. 2014

 Zhvillohet takimi i katërt i Nivelit të Lartë Shqipë ri – BE.

 

24.06.2014

Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtëm të  vendeve anëtare të  Bashkimit Europian vendosin unanimisht pro statusit për Shqipërinë .

 

24.06. 2014

Zhvillohet takimi i tretë  i Dialogut të Nivelit të  lartë  Shqipë ri – BE.

 

 

6.03.2014

Zhvillohet takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku merr pjesë dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, të cilit i dorëzohet udhërrëfyesi për 5 prioritetet. Në këtë udhërrëfyes gjenden në mënyrë të detajuar të gjitha hapat konkrete që qeveria po ndërmerr në përmbushjen e 5 prioriteteve.

11.11.2013

Lançohet dialogu i nivelit të lartë për prioritetet kyce Shqipëri - Komisioni Evropian, ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve të pavarura dhe opozitës

16.10.2013

Nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë që vendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky rekomandim përfshihet në Strategjinë e Zhvillimit dhe Sfidat Kryesore 2013-2014. 

10.10.2012

Komisioni Evropian rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me kusht miratimin e masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së Parlamentit.

21.03.2012


Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit miratohet Plani i Veprimit të rishikuar për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE 

Dhjetor 2011 


Fillon puna për rishikimin e Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit.

10/06/2011 


Miratohet Plani i Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

15/12/2010


Hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.

9/11/2010
Miratohet Opinioni i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

08/11/2010

Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratojnë heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

23/06/2010          

Komisioni  i Jashtëm i Parlamentit Evropian miraton rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë.

10/06/2010   

Qeveria shqiptare përfundon dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian.

 27/05/2010       

Komisioni Evropian propozon heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës së vitit 2010.

12/05/2010       

Komisioni Evropian i paraqiti qeverisë shqiptare pyetjet shtesë të Pyetësorit

11/05/2010      

Mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri në Bruksel.

06/05/2010          

Komisioni Evropian njofton qeverinë shqiptare mbi organizimin e misioneve të verifikimit në terren në kuadër të hartimit të Opinionit (Avis) për statusin e vendit kandidat. 

14/04/2010        

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha dorëzon në Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian.

12/03/2010     

Komiteti i Stabilizim- Asociimit zhvillon në Tiranë mbledhjen e tij të parë.

16/12/2009              

Mbërrin në Tiranë Pyetësori i Komisionit Evropian.

16/11/2009             

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë.

12/11/2009              

Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me  liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.        

28/04/2009          

Dorëzohet aplikimi për anëtarësim në BE. 

01/04/2009            

Hyn ne fuqi Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit. 

01/2008                    

Nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të lëshimit të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash të thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave. 

11/07/2008             

Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare: Letonia (26 tetor 2006), Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007),  Polonia (15 mars 2007),  Suedia (21 mars 2007),  Hungaria (23 prill 2007),  Spanja (12 maj 2007),  Lituania (17 maj 2007),  Irlanda (31 maj 2007),  Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007), Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007), Hollanda (26 Nëntor 2007), Finlanda (29 Nëntor 2007), Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008), Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008), Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008), Portugalia (11 Korrik 2008).

05/09/2007             

Miratohet me VKM nr. 557 Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2007-2012. 

01/12/2006             

Hyn në fuqi “Marrëveshja e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”.                     

06/09/2006             

Parlamenti Evropian voton pro rezolutës për ratifikimin e  Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila i hap rrugë ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së.

27/07/2006             

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”, si dhe “Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe  Shteteve të tyre Anëtare”.

17/07/2006             

Këshilli miraton një rregullore duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe projekton ndihmën e jashtme të BE-së  gjatë periudhës së para-anëtarësimit. IPA ka zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar 2007.

07/2006                    

Miratohet Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.

12/06/2006             

Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e  Stabilizim- Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar.

02/2006                    

Në Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit.

14/04/2005             

Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-BE. 

12/2005                    

Këshilli Evropian miraton vendimin për parimet e një Partneriteti të Rishikuar për Shqipërinë.

6/2004                      

Këshilli Evropian miraton raportin e Partneritetit Evropian dhe i propozon Republikës së Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve të këtij dokumenti.

5/2004                      

Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit.

12/2003                    

Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE.

21/06/2003             

Samiti i Selanikut i ashtuquajtur Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare.

02/2003                    

Nis raundi i Parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

31/01/2003             

Çelen negociatat zyrtare gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi.

21/10/2002             

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë. 

06/2001                    

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim- Asociimi (MSA). Krijohet grupi Konsultativ BE-Shqipëri. 

2001                          

Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet e PSA.

11/2000                    

Samiti i Zagrebit. Intensifikimi i bashkëpunimit BE-Shqipëri.

6/2000                      

Këshilli Evropian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE. 

5/2000                      

Komisioni Evropian prezanton Programin CARDS për vendet e Evropës Juglindore në periudhën 2000-2006. 

2000                          

Produktet nga Shqipëria përfshihen në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së.

1/2000                      

Miratohet Raporti i Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme.

1999                          

Shqipëria përfshihet Shqipëria në Regjimin Autonom Preferencial.

11/1999                    

Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit.

9/1999                      

Fillon studimi i zbatueshmërisë (fizibilitetit) për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

5/1999                      

BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim). 

1997                          

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian miraton përqasjen rajonale për vendet e rajonit, me anë të cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. 

1992                          

Nënshkruhet Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE.

1991                          

Vendosen marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian.