Programet Europiane

Pjesëmarrja në Programet Evropiane (të njohura më parë si Programet Komunitare) është projektuar për të mundësuar vendet partnere që të njihen me metodat dhe politikat e Bashkimit Evropian (BE). Në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo përbën pjesë të perspektivës së tyre evropiane dhe, më konkretisht, duke u bazuar në Axhendën e Selanikut 2003, e cila shprehimisht parashtron një pjesëmarrje të këtij niveli si një instrument mbështetës në proçesin e stabilizim asociimit (SAP) si dhe në proçesin e përafrimit me BE-në, veçanërisht sa i takon adoptimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së.

Dokumentet e bashkangjitur