Asistenca Financiare e BE-së (IPA)

Instrumenti i Asistencës së Para- anëtarësimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat në ‘vendet e zgjerimit’ me anë të ndihmës financiare dhe teknike. E përgatitur në partneritet me vendet përfituese, IPA II, përcakton një kornize të re për dhënien e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020.

Ky instrument synon reforma në kuadrin e sektorëve të paracaktuar te cilët mbulojnë fusha te lidhura ngushtë me strategjinë e zgjerimit, të tilla si demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit apo zhvillimi dhe konkurrenca. IPA II promovon reforma strukturore që do të ndihmojnë në transformimin e një sektori të caktuar në përputhje me standardet e BE-së dhe lejon një asistencë më të fokusuar duke siguruar efikasitet, qëndrueshmëri dhe orientim ndaj rezultateve. Fondet e para-anëtarësimit janë një investim i shëndoshë në të ardhmen e vendeve të zgjerimi por edhe të vetë BE-së.

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti një Delegacion të Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian. 22-02-2017