Statistikat

Detyrimet kryesore të zhvillimit strategjik të statistikave në Shqipëri derivojnë nga neni 88 “ Bashkëpunimi Statistikor” i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, i cili parashikon se bashkëpunimi mes palëve përqendrohet kryesisht në fushat prioritare që lidhen me acquis në fushën e statistikave. Ai synon veçanërisht zhvillimin e një sistemi statistikor efikas dhe të qëndrueshëm, të aftë për të siguruar të dhëna të krahasueshme, të besueshme, objektive dhe të sakta, që nevojiten për të planifikuar dhe monitoruar procesin e reformave në Shqipëri. Ky sistem duhet gjithashtu të aftësojë Institutin e Statistikave Shqiptare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve vendas dhe ndërkombëtarë (si të administratës publike ashtu dhe sektorit privat). Sistemi statistikor duhet të respektojë parimet themelore të statistikave të nxjerra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Kodi Statistikor Evropian i Praktikës dhe parashikimet e se drejtës Statistikore Evropiane dhe duhet të zhvillohet drejt acquis së BE-së.

Statistikat Demografike Sociale: Statistikat e Popullsisë studiojnë popullsinë sipas dimensioneve hapsinore të shpërndarjes dhe strukturës së saj, duke iu referuar karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike. Merret parasysh evolucioni i këtyre ndryshimeve në mënyrë që të nxirren ligjshmëritë që kanë prodhuar këto fenomene demografike dhe gjithashtu këto njohuri të vihen në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Statistikat e Tregut të Punës : Objektivi kryesor i statistikave të tregut të punës është sigurimi i përshkrimeve të sakta mbi madhësinë, strukturën dhe karakteristikat e pjesëmarrësve të ndryshëm në tregun e punës. Statistikat e tregut të punës mbulojnë aspekte afatshkurtra dhe strukturore të tregut të punës, si për anën e ofertës ashtu dhe për anën e kërkesës së tregut të punës, në terma monetarë dhe jomonetarë. Këto aspekte përfshijnë: Punësimin dhe papunësinë – Anketa e Forcave të Punës dhe burimet administrative.

Statistikat e Mjedisit: Objektivi kryesor i statistikave të mjedisit është të ndërtojë statistika krahasuese, të besueshme dhe të përshtatshme. Statistikat e mjedisit sigurojnë informacion të përgjithshëm dhe specifik mbi mjedisin, në periudha vjetore në nivel kombëtar. Ky informacion sigurohet nëpërmjet burimeve administrative institucionale (Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave si dhe nga Ministria Puneve Publike dhe Transportit).

 

Statistikat Makroekonomike: Llogaritë Kombëtare Vjetore: Vlerësimi i PBB-së me metodën e Prodhimit - Objektivi kryesor i statistikave të llogarive kombëtare vjetore është vlerësimi në nivel kombëtar i treguesve të Llogarive Kombëtare, sipas metodës së Prodhimit, me çmime korrente e konstante, shtimi i treguesve të tjerë si dhe përmirësimi i burimeve dhe metodologjisë për konsolidimin e mëtejshëm të llogarive kombëtare vjetore dhe përafrimin gjithnjë e më tepër të tyre me standardet e BE-s (SNA 1993/ESA 1995), për të siguruar cilësinë e tyre e sidomos dy nga karakteristikat kryesore të cilësisë siç janë, saktësia dhe koha sa më e shkurtër e vlerësimit te tyre.

Vlerësimi i PBB-së me metodën e Shpenzimeve : Objektivi kryesor është vlerësimi në nivel kombëtar i treguesve të statistikave të Llogarive Kombëtare, sipas metodës së Shpenzimeve, me çmime korrente e konstante duke synuar koherencën me konceptet e Sistemit të Llogarive Kombëtare (SNA-93) dhe Sistemin Evropian të Llogarive Kombëtare (ESA-95) si dhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna për zhvillime të mëtejshme të Llogarive Kombëtare.

Llogaritë Vjetore të Sektorëve Institucional : Objektivi kryesor i llogarive vjetore sipas sektorëve institucionalë është vlerësimi dhe analiza në nivel kombëtar i llogarive vjetore, duke dhënë një paraqitje të plotë të transaksioneve jo-financiare për çdo sektor institucional të ekonomisë, kryesisht për Familjet, Qeverinë, Ndërmarrjet (Financiare dhe jo-Financiare) dhe pjesën tjetër të Botës, realizuar kjo nëpërmjet integrimit të informacionit statistikor ekzistues mbi sistemin ekonomik e social të vendit dhe aplikimit të kombinuar të metodave balancuese, duke synuar koherencën e plotë me konceptet e SNA-93 (ESA-95).

 

Statistikat mbi tabelat burim-përdorim dhe input-output : Objektivi parësor është që të mbledhë, të verifikojë dhe të analizojë një grup të madh treguesish ekonomik me qëllim ndërtimin e tabelave burime-përdorime (shkurt SUT-Termi Angl.) dhe input-output (shkurt IOT-Termi Angl.), për të bërë të mundur sintezën e plotë të sistemit të llogarive kombëtare. Këto tabela japin portretin më të detajuar të ekonomisë, pasi paraqesin hap pas hapi një analizë të detajuar të procesit të prodhimit dhe përdorimit të mallrave dhe shërbimeve dhe të ardhurave të krijuara.

 

Statistikat Rajonale : Objektivi kryesor i statistikave rajonale eshte vlerësimi në përputhje me metodologjine e EUROSTAT, të treguesit të PBB për frymë sipas Nomenklaturës të Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS II) të Bashkimit Europian. Sigurimi i vlerësimit të këtij treguesi vjen si përmbushje e detyrimeve të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit si dhe në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si dhe në përputhje me detyrimet esanksionuara në nenin 37të Marrëveshjes së Përkohshme (Neni 71i MSA). Statistikat Rajonale sigurojnë informacion statistikor, në periudhë vjetore në nivel rajonal sipas rajoneve statistikore niveli 2 dhe 3.

 

Administrata Publike : Objektivi kryesor i statistikave të Administratës Publike është të ndërtojë statistika krahasuese, të besueshme dhe të përshtatshme duke prodhuar informacione mbi treguesit ekonomikë të sektorit të Administratës Publike në periudha vjetore si dhe periudha tremujore. Ato japin një panoramë të plotë të treguesve makroekonomikë të sektorit të administratës publike.

 

Statistikat e Llogarive Komb ëtare Tremujore : Sektori i llogarive kombëtare tremujore ka si objektiv kryesor vlerësimin dhe publikimin e PBB-së tremujore me mënyrën e shpenzimeve sipas komponentëve përkatës si dhe vazhdimin e publikimit të treguesve ekzistues duke përmirësuar cilësine e llogaritjes së tyre si dhe shtimin e disa treguesve të tjere në përputhje të plot me konceptet e ESA95 dhe Sistemin e llogarive Kombëtare (System of National Account SNA93) si dhe legjislacionin e BE-së.

Statistikat e Çmimeve : Objektivi kryesor i statistikave të Çmimeve është llogaritja e saktë dhe në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostatit të indekseve të çmimeve të konsumit, të prodhimit, të ndërtimit dhe punimeve inxhinierike si dhe përpirësimin e vazhdueshëm të metodollogjisë egzistuese duke iu referuar përdorimit të metodave dhe analizave statistikore më të avancuara që përdoren në llogaritjen dhe publikimin e statistikave evropiane, si dhe shtimin e numrit të treguesve të tjerë sipas kërkesave të EU-së. Burimi kryesor i marrjes së informacionit janë vrojtimet statistikore mujore dhe tremujore. Të dhënat publikohen në nivel vendi.

Tregtia e Jashtme: INSTAT publikon statistikat e Tregtisë së mallrave të cilat kanë për qëllim të japin të dhëna mbi tregtinë e mallrave, eksport-importin e mallrave. Informacioni bazë sigurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në periudha mujore.

 

Statistikat për Biznesin : Objektivi kryesor i statistikave të Ndërmarrjeve është të ndërtojë statistika krahasuese, të besueshme dhe Statistika të përshtatshme në fushën e prodhimit të treguesve ekonomikë financiare. Informacioni statistikor sigurohet nëpërmjet vrojtimeve statistikore tremujore dhe vjetore. Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve (jo bujqësore), ASN përmbajnë të dhëna të detajuara ekonomike-financiare të cilat mbulojnë aktivitetet ekonomike sipas degëve të ekonomisë dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Të dhënat publikohen në nivel vendi.

Statistikat afatshkurtra sigurohen nëpërmjet vrojtimeve statistikore tremujore si edhe burimeve administrative. INSTAT publikon statistikat e Tregtisë së mallrave të cilat kanë për qëllim të japin të dhëna mbi tregtinë e mallrave, eksport-importin e mallrave. INSTAT mbledh dhe publikon të dhëna mbi Bilancin e Energjisë Elektrike. Dhe Bilancin e Pergjithshem të Energjisë.

Statistikat e Transportit përfshijnë një sistem të gjerë informacioni mbi transportin Hekurudhor, Detar, Ajror të pasagjerëve, të mallrave, si dhe inventarin e mjeteve. Të dhënat janë në nivel kombëtar dhe rajonal.

 

Statistikat Monetare, Financiare, të Tregtisë dhe Statistikat e Bilancit të Pagesave: Objektivi strategjik i Bankës së Shqipërisë në fushën e prodhimit të statistikave është prodhimi i të dhënave të krahasueshme, të besueshme, objektive dhe të sakta, që nevojiten për të planifikuar dhe monitoruar procesin e tranzicionit dhe reformës në Shqipëri. Në prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare Banka e Shqipërisë, synon përafrimin gradual të legjislacionit dhe metodologjisë statistikore me kërkesat e Bashkimit Evropian të shprehura në aktet rregullative, vendime dhe rregullore të Parlamentit Evropian, të Këshillit dhe të Komisionit, manuale metodologjike dhe vademekume, që rregullojnë prodhimin dhe raportimin statistikor.

Statistikat Bujqësore : Objektivi kryesor i statistikave të Bujqësisë është të ndërtojë statistika krahasuese, të besueshme dhe të përshtatshme. Statistikat e bujqësisë dhe blegtorisë sigurojnë informacion të përgjithshëm dhe specifik mbi bujqësinë dhe blegtorinë, në periudha tremujore, vjetore në nivel kombëtar dhe rajonal

 

Regjistrat : Objektivi Strategjik për këtë pikë është përditësimi dhe përmirësimi i cilësisë së regjistrave statistikor të njësive ekonomike sipas kërkesave të BE-së, përmirësimi i cilësisë së informacionit mbi vendodhjen gjeografike të ndërmarrjeve nëpërmjet standartizimit të adresave dhe sistemit GIS (Geografical Information System) nga përdorimit i GPS (Global Position System) në çdo aktivitet statistikor, përgatitja e regjistrave statistikor të njësive ekonomike, ndërmarrjeve dhe njësive lokale, me kodifikim të dyfishtë te aktivitetit, NVE Rev 1.1 dhe NVE Rev.2, përdorimi i anketave specifike për përditësimin e regjistrave statistikor të njësive ekonomike, Anketa e Ndërmarrjeve të Reja dhe Anketa e Njësive Lokale dhe lidhja e Regjistrit të Ndërmarrjeve me Regjistrin e Fermave, sipas kërkesave të BE.

Klasifikimet : Për koordinimin e statistikave në një gjuhë të përbashkët, për të lehtësuar prodhimin e këtyre statistikave dhe bërjen e tyre sa më eficente, INSTAT zbaton klasifikimet europiane dhe ndërkombëtare për kodifikimin e aktiviteteve ekonomike dhe produkteve dhe shërbimeve që derivojnë nga këto aktivitete. Objektivi kryesor është implementimi, zbatimi dhe rishikimi i harmonizuar brenda INSTAT dhe me agjensitë e tjera statistikore.