Lëvizja e lirë e mallrave

Çështjet Horizontale

Lëvizja e lirë e mallrave është një nga fushat më të rëndësishme, e cila synojnë thellimin e hapjes ekonomike nëpërmjet liberalizimit të ekonomisë, duke respektuar angazhimet e marra në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet e rajonit, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, përkatësisht Neni 75, si dhe prioritetet dhe rekomandimet e dhëna në Dokumentin e Partneritetit Evropian. Në zbatim të parimeve të ekonomisë së lirë të tregut, ndër objektivat strategjik përmendim vendosjen e parimeve të përgjithshme për levizjen e lirë të produkteve, eliminimin e barrierave të panevojshme teknike në tregti, nëpërmjet krijimit të kuadrit të përshtatshem ligjor dhe institucional për tregtimin dhe vendsojen në treg të produkteve të sigurta për konsumatoret.

Në kuadër të nenit 75 të MSA-së Shqipëria është angazhuar në drejtim të harmonizimit të legjislacionit shqiptare me atë evropian në fushat e vleresimit të konformitetit, standardizimit, akreditimit, metrologjise dhe mbikqyrjes së tregut me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe mbajtjes së standarteve të duhura të sigurisë.

Drejtoria e P ë rgjithshme e Standardizimit (DPS) është organi kombëtar në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për hartimin, adoptimin, përshtatjen dhe publikimin e standardeve për gjithë sektorët, i cili funksionon në bazë të ligjit nr.10384, datë 24.02.2011 “Për disa ndryshime nr ligjin nr.9870, datë 04.02.2008 “Për Standardizimin”. Aktualisht janë adoptuar mbi 95.5 % e totalit të standardeve europiane (CEN dhe CENELEC) si standarde shqiptare (S SH) dhe 100% standardet e harmonizuara europiane, listat e të cilave botohen në Fletoret Zyrtare. DPS-së është e angazhuar në plotësimin e kushteve për anëtarësim në CEN&CENELEC për të cilin do të aplikoj në fund të vitit 2012.

Drejtoria e P ë rgjithshme e Akreditimit (DPA) është organi kombëtar përgjegjës për sigurimin e shërbimeve të akreditimit në Shqipëri, i cili rregullohet nëpërmjet ligjit të ri nr. 9824 datë 01.11.2007 “Për akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”. Kjo Drejtori ka akredituar 20 organizma të vleresimit të konformitetit, duke përmirësuar në mënyrë të qendrueshme kapacitetet institucionale të brendshme dhe të jashtme.

DPA është anëtare e asociuar pranë Organizates Europiane të Akreditimit (EA), si dhe ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me institucionet homologe të saj në Greqi, Turqi, Rumani, Kosove, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise (DPM) është i vetmi institucion publik që ofron shërbime metrologjike në Shqipëri dhe përgjegjëse për metrologjinë shkencore, industrial dhe ligjore bazuar ne ligji nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” , i ndryshuar. DPM është anëtarësuar me të drejta të plota në EURAMET, OIML dhe IMEKO, si dhe është anëtare e asociuar e WELMEC dhe BIPM-CGPM.

 

Direktivat e Përqasjes sëVjetër

Në zbatim te nenit 70 dhe 75 të MSA-së, një ndër objektivat më të rëndësishem te kesaj fushe është eliminimi i barrierave të panevojshme teknike në levizjen e lire të produkteve të Përqasjes së Vjetër, duke përcaktuar kërkesa të njëjta me ato europiane për vendosjen në treg të ketyre produkteve si dhe duke siguruar në këtë mënyre të njëjtin nivel mbrojtje dhe sigurie me ate evropian. Kjo fushe funksonon ne bazuar ne ligjin nr. 10489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe trajton përafrimit te legjislacionit shqiptar me ate evropian per nenfusha si detergjentët, kimikatet, pleherat kimike, produktet kozmetike, mjetet motorike etj.

 

Direktivat e Përqasjes së Re

 

Në kuadër të rekomandimeve të Partneritetit Evropian për avancimin në transpozimin e direktivave të Përqasjes së Re dhe në zbatim të nenit te nenit 70 dhe 75 të MSA-së, synohet nxitja e përdorimit të rregullave teknike të Komunitetit, standardeve evropiane dhe procedurave të vlerësimit të përputhshmërisë. Objektivi strategjik për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e tregut është të garantojë vendosjen apo qarkullimin në treg vetëm të produkteve dhe shërbimeve të sigurta, si dhe eliminimin e barrierave të panëvojshme teknike në lëvizjen e lire të produkteve të Përqasjes së Re. Shqiperia eshte angazhuar ne drejtim te harmonizimit te legjislacionit shqiptare me direktivat e Perqasjes se Re, nepërmjet përafrimit te legjislacionit shqiptar me ate evropian ne fusha te tilla si pajisjet elektrike, enet me presion, lodrat, materialet e ndertimit etj.

 

 

Trashigimia Kulturore

 

Trashëgimia kulturore është pasuri e brezave, vijimësia materiale dhe shpirtërore e një kombi. Si e tillë, trashëgimia kulturore është një sfidë e pareshtur për të ruajtur gjurmët e gjeniut krijues mbarëshekullor dhe për ta përcjellë atë drejt ardhmërisë. Ajo përbëhet nga vlera materiale (momunente kulture, site arkeologjike, qendra historike etj) si dhe nga vlera shpirtërore sic janë gjuha, folklori gojor dhe muzikor traditat dhe besimet e të gjitha llojeve, dhe zejet. Kjo fushe rregullohet me ligjin nr. 9048 dt. 7.4. 2003, “Për trashëgiminë kulturore”, si dhe nga ligjin nr. 9386 dt. 04.05.2005, “Për muzetë.