Tatimet

Politikat Tatimore: Objektivi kryesor lidhur me të politikat tatimore është përafrimi i plotë i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Angazhimet në fushën e tatimore janë marrë në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe më konkretisht, neni 98 i saj si dhe me detyrimet afatshkurtra dhe afatmesme të parashikuara nga Partneriteti Evropian.

Nje nder objektivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve eshte krijimi i nje kuadri konkret ligjor dhe administrativ i cili do te siguroje qe sistemet tatimore jane ne perputhje me standartet nderkombetare dhe ato te BE-se, duke u bazuar në tre shtylla: (i) ulja e barrës fiskale si për individin dhe për biznesin, krahas reduktimit të informalitetit dhe administrimin e mire të sistemit fiscal, (ii) harmonizimi i politikës së taksave me situatën ekonomike dhe sociale të zhvillimit të vendit dhe (iii) krijimi i klimës së favorshme të biznesit për zhvillimin dinamik të sipërmarrjes private dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndihma e Ndërsjellë: Bashkepunimi bilateral nepermjet nje programi kooperimi me administratat e vendeve te tjera, duke siguruar shkembimin e eksperiences me to, me qellim pershtatjen e procedurave dhe praktikave me te mira te sistemit tatimor.