Bashkimi doganor

Objektivat strategjike të Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore në fushën doganore janë ruajtja e interesave financiare dhe ekonomike të Shqipërisë, kontribuimi në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe rendit publik, mbrojtjen e shëndetit publik, konsumatorëve, pasurisë kulturore kombëtare dhe ambjentit.

Angazhimet në fushën e doganave janë marrë në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe më konkretisht, neni 97 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përcakton se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të ketë si synim garantimin e përputhjes me dispozitat që do të miratohen në fushën e tregtisë, dhe për të arritur përafrimin e sistemit doganor shqiptar me atë të Komunitetit, duke ndihmuar kështu në hapjen e rrugës për marrjen e masave liberalizuese të planifikuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për përafrimin gradual të legjislacionit shqiptar për doganat me atë të acquis.