Postuar më: 08 Shtator 2017

Zhvillohet Seminari mbi implementimin e Projekteve të Programit MED

Dokumentet e bashkangjitur

Në datë 8 Shtator 2017, e premte, u zhvillua në ambientet e “EU Info Center” në Tiranë një seminar orientues mbi implementimin e Projekteve të miratuara nga në kuadër të Programit transnacional MED (Thirrja e parë). Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 35 përfaqësues të institucioneve apo organizatave që janë shpallur fituese nga Thirrja e Parë e Programit MED (projektet modulare dhe horizontale), nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja. Seminari u moderua nga përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Europian, të Sekretariatit Teknik të Programit MED dhe përfaqësues të CFCU.

Bashkëlidhur këtij njoftimi gjeni tre prezantimet që u mbajtën gjatë aktivitetit si edhe listën e pjesëmarrësve.

Faleminderit për interesimin tuaj,