Postuar më: 07 Shkurt 2017

Trajnimi "Procedurat e Aplikimit në kuadër tëThirrjes s Parë Për Propozime IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020”

Dokumentet e bashkangjitur

FTESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Trajnimi ”Procedurat e Aplikimit në kuadër tëThirrjes s Parë Për Propozime

IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020”

 

 

Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, organizojnë trajnimin dy-ditor mbi ‘Shkrimin e projekteve në kuadër të Programit IPA CBC Shqiperi-Kosove 2014-2020” sipas kalendarit të mëposhtëm:

 

  • datat 13-14 Shkurt 2017 në Lezhë (Shqipëri)
  • datat 15-16 Shkurt 2017 në Prizren (Kosovë)

Trajnimi organizohet në kuadër të shpalljes së Thirrjes së parë për propozime të këtij Programi.

 

Trajnimi synon të rrisë kapacitetet e aktorëve të interesuar për këtë thirrje, organet e pushtetit lokal, qëndror, OJF-ve, dhomat e tregtisë, agjensitë, universitetet, etj. dhe të aftësojë stafet e tyre për mënyrat e aplikimit. Bashkëlidhur gjeni Axhendën e Trajnimit dhe Formularin e shprehjes se interesit.

 

Lutem dërgoni paraprakisht shprehjen e interesit për të marrë pjesë në trajnim në adresën e mëposhtme (jts.alks@gmail.com) deri në datën 10 Shkurt 2017 duke plotësuar Formatin bashkëngjitur.

 

Ju informojmë që vetëm personat e regjistruar dhe të përzgjedhur do të prahohen të marrin pjesë dhe do të njoftohen mbi detajet dhe organizimin e aktivitetit.

 

Logjistika: Pjesëmarrja në trajnim është pa pagesë. Ministria e Integrimit Evropian mbulon shpenzimet per pushimet e kafesë dhe drekës për të dyja ditët. Shpenzimet e tjera përballohen nga pjesëmarrësit.