Postuar më: 28 Prill 2017

Thirrje për shprehje interesi

Dokumentet e bashkangjitur

Thirrje për shprehje interesi

 

Ministria e Integrimit Evropian, në  kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020 shpall proçedurën për kontraktimin e një eksperti afat-shkurtër për Fuqizimin e kapaciteteve të Njësive të Qeverisjes Lokale për implementimin në mënyrë efiçiente të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian.

 

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

- Letër e shprehjes së interesit ku, ndër të tjera, të specifikohet si planifikohet të bëhet ekspertiza.

- CV (format Europass)

- Dokumente të tjera mbështetëse për të dëshmuar eksperiencën e aplikantëve

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në Ministrinë e Integrimit Evropian në adresën e mëposhtme:

Blv. Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, 1010, Tiranë, Shqipëri. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të mësipërme: 15.05.2017

 

Për më shumë detaje rreth detyrës, kohëzgjatjes dhe kushteve mund të gjenden në materialin bashkangjitur të Termave të Referencës. Kriteret për përzgjedhjen e ekipit të ekspertëve janë të shpjeguara në Termat e Referencës.