Postuar më: 24 Gusht 2017

Seminar mbi implementimin e Projekteve të Programit MED

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Integrimit Europian, ka kënaqësinë të njoftojë se më datë 8 Shtator 2017, e premte, do të zhvillojë një seminar orientues mbi implementimin e Projekteve të miratuara nga Programi MED në kuadër të Programit transnacional MED. Më poshtë lutem gjeni skedën e këtij aktiviteti:

Data:   8 Shtator 2017, e premte
Vendi:   EU Information Centre Tirana
Adresa:  Blv. "Dëshmorët e Kombit", Pallati i Kongreseve, Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja:  08:30 – 13:30
Pjesëmarrja: Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve apo organizatave që janë shpallur fituese nga Thirrja e Parë e Programit MED (projektet modulare dhe horizontale). 2 pjesëmarrës nga secili institucion apo organizatë.
Konfirmimi: Të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën e emailit anisa.serbo@integrimi.gov.al
Axhenda:  Bashkëlidhur këtij njoftimi gjeni Axhendën ne format pdf
Gjuha:   Anglisht

Faleminderit për interesimin tuaj,