Postuar më: 17 Korrik 2017

Projektet fituese të thirrjes së dytë, IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Integrimit Evropian, ka kënaqësinë të njoftojë se në datë 14 Korrik 2017 u zhvillua në qytetin e Korçës takimi i Tretë i Komitetit të Monitorimit të Programit Greqi-Shqipëri. Ndër të tjera, në takim u miratuan projektet fituese të Thirrjes së Dytë për propozime. Bashkëlidhur këtij njoftimi mund të gjeni listën e Projekteve të miratuara (akronimin, partnerin lider dhe totalin e buxhetit). Ndërkohë nënvizojmë se Partnerët Lider të secilit propozim do të njoftohen zyrtarisht mbi këto rezultate, duke i hapur rrugë edhe procedurave të tjera në vijimësi.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni edhe njoftimin zyrtar të Programit:

http://greece-albania.eu/blog/news/3rd-jmc-meeting-temporary-results-the-2nd-call-for-proposals

Përditësuar në datë 19.07.2017:

Nga verifikimi i të dhënave që vijnë nga shqyrtimi i projekteve fituese të kësaj thirrjeje, bëjmë me dije se numri i partnerëve shqiptarë (institucione, organizata, etj) që do të përfitojnë grante është 86 dhe buxheti në total i alokuar për partnerët shqiptarë është mbi 9.2 Milion Euro. Projektet do zbatohen në katër qarqet e jugut të vendit: Korçë, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.