Postuar më: 01 Shkurt 2017

Programi INTERREG MED shpall Thirrjen e 2të për Projektet Modulare

Programi INTERREG MED shpall Thirrjen e 2 për Projektet Modulare

 

Ministria e Integrimit Evropian ka kënaqësinë t’iu njoftojë së është hapur thirrja e dytë për projektet Modulare për akset pritare 1,2 dhe 3 për periudhën e programimit 2014-2020.

 

Shpallen dy tipe të ndryshme projektesh:

 

  • SINGLE-MODULE: I hapur për modulet testim (M2) dhe kapitalizim (M3) vetëm projekte Multi-modale M2+M3 nuk do të pranohen për këtë thirrje.

 

  • PROJEKTET E INTEGRUARA : studim (M1) + testim (M2) + kapitalizim (M3)
    Projektet e Integruara duhet ti përfshinë të gjitha këto module.

 

Për një përshkrim më të detajuar të përmbajtjes së objektivave specific të programit dhe llojeve të projekteve, duke përfshirë këtu dhe informacionin mbi veprimet e mundëshme, mund të referoni në dokumentat kryesorë të programit si më poshtë:

 

 

Nën këtë thirrje secili prej propozimeve duhet të paraqitet nën një objektiv spefik të vetëm të programit. Për Aksin 2, do të pranohen vetëm projekt propozimet e Integruara nën objektivin specific 2.3. Aplikime të llojeve të tjera nuk do të lejohen.

 

ALOKIMET IPA DHE ERDF

 

Alokimet indicative ERDF për këtë thirrje jane 65M€, i.e. :

 

  • 35M€ për projektet e  “integruara”
  • 15M€ për projektet M2
  • 15M€ për projekte M3
     

Alokimet finale janë në diskrecion të vendimit të Komitetit të Monitorimit të Programit Interreg MED.

 

Alokimet indicative IPA për këtë thirrje janë 2,6M€; i.e. :

 

  • 1,4M€ për projektet e “integruara”
  • 1,2M€ për prjektet  M2/M3
     

Alokimet finale janë në diskrecion të vendimit të Komitetit të Monitorimit të Programit Interreg MED.

 

Alokimet indicative IPA për këtë thirrje janë 3M€ (1M€ për secilin aks prioritar). Alokimet finale janë në diskrecion të vendimit të Komitetit të Monitorimit të Programit Interreg MED. Mundësitë e përdorimit të fondeve IPA janë edhe subjekt i nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit midis Komisionit Evropian, Autoritetit Menaxhues të Programit MED dhe vendit IPA.

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE

 

Propozimet tuaja mund ti dërgoni elektronikisht duke përdorur sistemin on-line të Programit Interreg MED: SYNERGIE CTE

 

Ky sistem do të qëndrojë i hapur nga data 30 Janar 2017 në orën 12:00 (ora e Parisit) deri më 31 Mars 2017, 12:00 (ora e Parisit).

 

Për informacione më të detajuara, referoni në linkun:http://interreg-med.eu/en/2nd-call-for-modular-projects-is-open/ 

 

Në kuadër të kësaj thirrjeje, Minsitria e Integrimit Evropian do të organizojë më datë 7 Shkurt 2017 (e martë) ora 10:00 një Ditë Informimi, në ambientet e MIE (Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, 1010, T