Postuar më: 11 Gusht 2017

Programi Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020 - Kërkesa për oferta

Dokumentet e bashkangjitur

KËRKOHEN OFERTA PËR BLERJE AUTOVETURE 4+1

Zyra e Asistencës Teknike për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020, kërkon oferta për blerjen e një autoveture 4+ 1, me vit prodhimi jo më të vjetër se 2011. Mjeti kërkohet të jetë i rregullt në shlyerjen e taksave përkatëse dhe të jetë e pajisur me siguracion kasko. Të jetë i pajisur me targa shqiptare dhe të ketë gjithë dokumentacionin teknik e administrativ për lëvizje dhe vënien në punë menjëherë. Automjeti kërkohet të ketë kryer jo më shumë se 150.000 km (max).

Specifikimet teknike të detajuara i gjeni bashkëlidhur këtij njoftimi.

Dokumentacioni i kërkuar që duhet dorëzuar nga të interesuarit:
- Çertifikata e NIPT e shitësit;
- Dokument regjistrimi QKR;
- Gjithë dokumentacioni që dëshmon plotësimin e të gjitha kritereve që kërkohen në Specifikimet Teknike (bashkëlidhur);

- Dokumentacioni i kërkuar nga Rregullat e PRAG (bashkëlidhur).

Ofertat, me kriteret e kërkuara dhe dokumentacionin mbështetës, duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Integrimit Evropian, në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në Zyrën e Asistencës Teknike, në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza 1010, Tiranë, Shqipëri, deri ne daten 25.08.2017 ora 14:00.

Shënim: Meqënëse prokurimi bëhet në kuadër të projektit të asistencës teknike (financuar nga BE), procedura e ndjekur duhet të jetë sipas Rregullave të PRAG të Komisionit Europian (sipas dokumentacionit bashkëlidhur). 

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,