Postuar më: 16 Maj 2017

Programi ADRION – Miratohen me kusht 35 projekte

Dokumentet e bashkangjitur

Programi ADRION – Miratohen me kusht 35 projekte

 

Ministria e Integrimit Evropian, ka kënaqësinë të njoftojë se në datë 10 Maj 2017, Komiteti i Monitorimit të Programit ADRION, miratoi “me kusht” 35 projekte që kanë kaluar me sukses vlerësimin e cilësisë, në kuadër të Thirrjes së Parë për projekt-propozime. Projektet e përzgjedhura, do i nënshtrohen tashmë verifikimeve të mëtejshme, përpara miratimit përfundimtar. Këto verifikime janë të një karakteri formal dhe nënkuptojnë sa më poshtë: përputhshmëria me rregullat e ndihmës shtetërore (state aid), përputhshmëria me rregullat e kundër-mashtrimit dhe verifikimi i kapacitetit financiar të partnerëve privatë (përfshi OJF).  

 

Sipas të dhënave, në grupin e projekteve fituese ka 73 partnerë nga vendet IPA, nga të cilët 29 janë nga Shqipëria, numri më i lartë krahasuar me vendet e tjera të Rajonit.

 

Të gjithë Partnerët Lider do të njoftohen zyrtarisht përmes sistemit eMS mbi këto rezultate.

 

Lista e të gjithë Projekteve të miratuara me kusht gjenden bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Për më shumë detaje, lutem ndiqni linkun e mëposhtëm: http://www.adrioninterreg.eu/index.php/first-call-for-project-proposals/