Postuar më: 08 Gusht 2017

Njoftim për Pozicion Vakant

Dokumentet e bashkangjitur

~~Në kuadër të Programit INTERREG të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Greqi, nën periudhën 2014-2020, Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë si Koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

Nëpunës të Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020. 
 
Kërkesat dhe kualifikimet për Nëpunës të Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë:

• Diplomë universitare, e preferueshme një diplomë masteri (minimumi 4 vjet studime në ndonjë nga fushat e Programit). 
• Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin dhe kontrollin e programeve ose projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë (Përvoja profesionale duhet të vërtetohet me një fotokopje të librezës së sigurimeve ose kopje e kontratave të punës dhe nëse është e nevojshme një konfirmim me shkrim nga punëdhënësi përkatës i kandidatit, përkthyer në anglisht).
• Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze.
• Aftësi shumë të mira prezantimi dhe komunikimi.
• Njohuri shumë të mira kompjuterike (word processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat dhe sistemet e monitorimit).
 
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
 
Procedura e aplikimit
 
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
•         Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
•         Letër motivimi në anglisht;
•         Fotokopje të diplomave universitare; 
•         Dokumentet e tjera mbështetëse.
 
Kandidatët e interesuar duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 21 Gusht 2017, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria e Integrimit Evropian, Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, 1010, Tiranë, Shqipëri, me subjekt: Aplikim për pozicionin Nëpunës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri.