Postuar më: 17 Shkurt 2017

Njoftim për pozicion vakant IPA CBC Shqipëri - Kosovë

Dokumentet e bashkangjitur

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Kosovë, nën periudhën 2014-2020, Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë si koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si më poshtë vijon:

Oficer i Projektit me profil financiar - në Sekretariatin e Përbashkët Teknik të Programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, punësim me kohë të plotë

Kërkesat dhe kualifikimet: 

Diplomë universitare në Financë ose fusha të ngjashme, e preferueshme një diplomë masteri në fushat e përmendura;

Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze dhe gjuhën kombëtare të Shqipërisë dhe mundësisht në gjuhët kombëtare të Kosovës;

Aftësi kompjuterike (Microsoft Office, Internet, etj).

Eksperienca profesionale të përgjithshme: 

Të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë profesionale pas përfundimit të studimeve Bachelor.

Eksperienca profesionale specifike: 

Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë profesionale si asistent në programet/projektet e financuara nga BE ose nga donatorë të tjerë;

Të ketë njohuri të rregullores PRAG;

Të ketë eksperiencë financiare lidhur me menaxhimin e projekteve, prokurimet, nën-kontraktimin, buxhetimin, raportimet financiare, raportimet narrative, administrimin e burimeve.

Aplikantët duhet të kenë nënshtetësi Shqiptare.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë: 

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Letër motivimi në anglisht;
  • Fotokopje të diplomës/ave universitare;
  • Kopje të Certifikatave të Trajnimeve;   
  • Dokumente të tjera mbështetëse.

Termat e referencës janë të disponueshme në faqen e internetit të MIE: http://www.integrimi.gov.al, bashkëlidhur këtij njoftimi dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal:  https://mapl.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikmit prej datës 17 shkurt 2017 deri me datë 27 Shkurt 2017, ora 16.00, në adresën si në vijim:

Ministria e Integrimit Evropian, Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, 1010, Tiranë, Shqipëri. 

Subjekti: “Aplikim për pozicionin Oficer Projekti me profil financiar në Sekretariatin Teknik të Programit të BNK Shqipëri – Kosovë”     

Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen për intervistë.