Postuar më: 13 Tetor 2017

Njoftim për 1 pozicion vakant në kuadër të Programit IPA CBC Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020

Dokumentet e bashkangjitur

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Mali i Zi-Shqipëri nën periudhën 2014-2020, Koordinatorët Kombëtarë për Programin, ftojnë kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

Nënpunës projekti me profil komunikimi – pozicion pune me kohë të plotë i vendosur në zyrën  e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit IPA CBC Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi- Kosovë, në Podgoricë

Kandidatët e interesuar duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 1 Nëntor 2017, ora 15.00, në adresën si në vijim: def@mep.gov.me.

Termat e referencës dhe njoftimin e zgjeruar e gjeni bashkëlidhur.