Postuar më: 17 Mars 2017

INTERREG IPA II CBC ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI SHPALLET THIRRJA E PARË PËR PROJEKT PROPOZIME

INTERREG IPA II CBC ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI

SHPALLET THIRRJA E PARË PËR PROJEKT PROPOZIME

 

Njoftojmë se është lancuar zyrtarisht Thirrja e Parë për projekt propozime e cila do të financojë projekte të bashkëpunimit territorial ndërmjet Italisë (Rajoni i Puljas dhe Molizes), Shqipërisë dhe Malit të Zi, me një buxhet prej 25 milion Euro.

 

Thirrja e parë për projekte standarde e Programit Interreg IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi është shpallur më 16 mars 2017 dhe do të qëndrojë e hapur për 60 ditë kalendarike nga publikimi. Afati përfundimtar për aplikime është data 15 maj 2017.

Programi i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit të Para-antarësimit IPA II, ka një buxhet prej 92 milion Euro, prej të cilëve 25 milion Euro i janë alokuar thirrjes së parë. Kontributi i BE do të jetë në masën deri në 85% të shpenzimeve të lejueshme.

Projektet duhet të fokusohen në njërin prej 4 Akseve Prioritarë të Programit. Të gjitha dokumentat e detyrueshëm për projekt propozime janë të përfshira në Paketën e Aplikimit. Aplikimi duhet të bëhet nëpërmjet Sistemit Elektronik të Monitorimit të Programit (eMS).

Adresa e Sistemit eMS do të vihet në dispozicion së shpejti në faqen e internetit të Programit. Ndërkohë është e mundur që projektet të hartohen nëpërmjet Instrumentave të Aplikimit të vëna në dispozicion nga Sekretariati i Përbashkët.

Paketa e Aplikimit dhe instrumentat përkatës janë të disponueshëm në linkun:

http://www.europuglia.it/cte-2014-2020/it-al-me/bandi

 

Për më shumë informacion, gjeni më poshtë faqen e internetit të programit dhe adresat e-mail të referimit:

www.italy-albania-montenegro.eu

FB      @italy.albania.montenegro

js@italy-albania-montenegro.eu

gentian.xhaxhiu@integrimi.gov.al

enxhi.mero@integrimi.gov.al