Postuar më: 19 Prill 2017

Forumi i Dytë i EUSAIR, Janinë 11 – 12 Maj 2017, Regjistrohuni tani

Forumi i Dytë i EUSAIR, Janinë 11 – 12 Maj 2017, Regjistrohuni tani

Ministria e Integrimit Evropian, ka kënaqësinë t’ju njoftojë se në datat 11 – 12 Maj 2017 do të organizohet në Janinë të Greqisë Forumi i Dytë i Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR). Ky aktivitet zhvillohet nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me Republikën e Greqisë dhe me shtetet e tjera pjesëmarrëse në këtë Strategji: Shqipëria, Italia, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Ministrat e Punëve të Jashtëm dhe Ministrat përgjegjës për koordinimin e asistencës së BE do jenë  disa nga folësit në Konferencën e Përbashkët Ministrore që do zhvillohet në ditën e parë të Forumit, 11 Maj 2017.

Forumi i EUSAIR do jetë një platformë shumë e mirë diskutimi mes aktorëve të ndryshëm kombëtarë dhe lokalë, botës akademike, dhe përfituesve të projekteve të financuara nga BE, për të shkëmbyer ide dhe paraqitur projekt-ide që mund të gjejnë mbështetje financiare nga Programe të ndryshme të BE-së.

Regjistrimi është falas dhe mund të bëhet në linkun e mëposhtëm, deri më datë 3 Maj 2017: http://www.adriatic-ionian.eu/communication/news/616534-registration-for-the-2nd-eusair-forum-has-started. Në këtë link mund të aksesoni edhe Axhendën e Forumit.