Postuar më: 17 Mars 2017

4 (katër) pozicione vakante në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020

Dokumentet e bashkangjitur

4 (katër)​ pozicione vakante në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020

 

 

Në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020, Ministria e Integrimit Evropian si Koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionet e punës si në vijim: 

  • Një (1) Pozicion Drejtues i Zyrës së Kontrollit te Nivelit të Parë të Programit  INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020 (FLC Senior)
  • Tre (3) Pozicione Nëpunës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020 (FLC Junior)

 

Kërkesat dhe kualifikimet për Drejtuesin e Zyrës së Kontrollit te Nivelit të Parë (FLC Senior):

 

  • Diplomë universitare dhe studime pasuniversitare Masteri (minimumi 4 + 1 (ose 3+2) vite studime në disiplinat e financës, ekonomisë, drejtësisë dhe të tjera të ngjashme).  
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin dhe kontrollin e programeve ose projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë (Përvoja profesionale duhet të vërtetohet me një fotokopje të librezës së sigurimeve/punës ose kopje e kontratave të punës dhe nëse është e nevojshme një konfirmim me shkrim nga punëdhënësi përkatës i kandidatit).
  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (excel, ëord processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat dhe sistemet e monitorimit).

 Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Kërkesat dhe kualifikimet për Nëpunësin e Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë (FLC Junior):

  • Diplomë universitare (minimumi 4 vjet studime në disiplinat e financës, ekonomisë, drejtësisë dhe të tjera të ngjashme).  
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin dhe kontrollin e programeve ose projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë (Përvoja profesionale duhet të vërtetohet me një fotokopje të librezës së sigurimeve/punës ose kopje e kontratave të punës dhe nëse është e nevojshme një konfirmim me shkrim nga punëdhënësi përkatës i kandidatit).
  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (excel, ëord processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat dhe sistemet e monitorimit).

 Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Procedura e aplikimit

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë: 

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në anglisht;
  • Fotokopje të diplomave universitare;  
  • Fotokopje të Diplomave/Certifikatave që provojnë njohuritë e gjuhës angleze;
  • Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime apo kurse specializimi, letra reference, etj).

  

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 31/03/2017, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria e Integrimit Evropian, Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, 1010, Tiranë, Shqipëri, me subjekt: Aplikim për pozicionin Drejtues/Nëpunës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020.

 

Kujdes: një kandidat mund të aplikojë vetëm për njërin nga pozicionet vakante dhe kjo duhet specifikuar qartësisht në Letrën e Motivimit.