Postuar më: 03 Korrik 2017

2 POZICIONE VAKANTE, PROGRAMI INTERREG IPA CBC GREQI-SHQIPËRI

Dokumentet e bashkangjitur

Në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020, Autoriteti Menaxhues i Programit në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionet e punës si në vijim:

• Një (1) Pozicion “Nëpunës i Zyrës së Sekratariatit Teknik të Programit IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020”

• Një (1) Pozicion “Financier i Zyrës së Sekratariatit Teknik të Programit IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020”

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë:
• Letër motivimi në anglisht;
• Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në gjuhën angleze (http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae);
• Fotokopje të diplomave universitare; 
• Fotokopje të Diplomave/Certifikatave që provojnë njohuritë e gjuhës angleze;
• Certifikatë/dokumente që vërtetojnë ekperiencën në punët e mëparshme;
• Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime apo kurse specializimi, letra reference, etj).

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://greece-albania.eu/blog/news/vacancies-the-joint-secretariat-the-interreg-ipa-cbc-programme-greece-albania-2014-2020

Theksojmë se Zyrat e Sekretariatit Teknik ndodhen në Selanik (Greqi).

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit me postë ose dorazi deri me datë 08/09/2017, në adresën si në vijim: M.O.U. S.A., 78A Louizis Riankour Street, GR-115 24 Athens, Human Resources Management Department, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikojnë.