Postuar më: 07 Mars 2017

1 (një) pozicion vakant në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020

Dokumentet e bashkangjitur

1 (një) pozicion vakant në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020

 

 

Në kuadër të Programit INTERREG IPA II të Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mali i Zi, nën periudhën 2014-2020, Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë si Koordinator Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: Nëpunës i Zyrës së Informimit të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020, pozicionuar në Tiranë, Shqipëri.

 

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare minimalisht 4-vjeçare në ndonjë nga fushat me relevancë për Programin, e preferueshme Diplomë Masteri;
  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze dhe shqipe. Njohja e gjuhës italiane është një aset i mirëpritur;
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin e programeve ose projekteve të financuara nga BE (Përvoja profesionale duhet të vërtetohet me një fotokopje të librezës së sigurimeve ose kopje e kontratave të punës dhe nëse është e nevojshme një konfirmim me shkrim nga punëdhënësi përkatës i kandidatit);
  • Njohuri kompjuterike (word processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat e monitorimit dhe sistemeve).

 

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Procedura e aplikimit

 Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

 

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass (në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi në anglisht;
  • Fotokopje të diplomës universitare (si edhe Diplomës Master, nëse ka);
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës angleze;  
  • Dokumente të tjera mbështetëse (çertifikata të fituara nga trajnime apo kurse specializimi, letra reference, etj).

  

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 22/03/2017, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria e Integrimit Evropian, Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, 1010, Tiranë, Shqipëri, me subjekt: Aplikim për pozicionin Nëpunës i Zyrës së Informimit (Info Point) të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020.

 

Kandidaturat që do të arrijnë pas kësaj date nuk do të konsiderohen.