Postuar më: 11 Maj 2017

Organizohet panairi për Programet e financuara nga BE

Ministrja Gjosha: Falë kësaj ndihme shumë

familje shqiptare kanë krijuar modele suksesi

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mori sot pjesë në Panairin për Programet e financuara nga Bashkimi Europian, i organizuar nga EU Info  Center. Ky aktivitet vjen në kuadër të javës së Europës.

“Unë nuk do ndalem gjatë në shifra, por vlen te theksoj se  asistenca e BE-së për Shqipërinë ka qenë e konsiderueshme  me një total fondesh pre 595 milionë euro, për IPA I, e me një trend të dukshëm rritës për IPA II  me një total prej  650 milionë euro”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja shprehu  vlerësime për punën dhe kontributin e çmuar të të gjithë aktorëve të përfshirë.

 

“Mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet anembanë vendit, shoqërisë civile dhe organeve evropiane për të mirën e Shqipërisë dhe të axhendës së saj europiane”, u shpreh Ministrja

 

Ministrja Gjosha, theksoi se falë kësaj ndihme, shumë gra dhe vajza, të rinj e familje shqiptare janë bërë pjesë e projekteve duke parë jo vetëm një mundësi të re për një jetë më të mirë , por duke vënë në dispozicion aftësitë e tyre, vlerat, talentin për të ndërtuar pikërisht ato modele suksesi për të cilat Shqipëria ka sot  më shumë nevojë.

 

“Në vlerë njerëzore, kjo është mbështetja më e madhe që na është dhënë sot nga partnerët tanë, ndaj në emër të  këtyre familjeve  unë dua t’iu shpreh mirënjohjen më të sinqertë”,tha Ministrja Gjosha.