Postuar më: 19 Maj 2017

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha takon z. Christian Danielsson

Ministrja Gjosha: Shqipërisë duhet t’i jepet

shansi sa më parë për çeljen e negociatave

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim z. Christian Danielsson, Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian.

Bashkëbiseduesit, diskutuan lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur pas së cilës i hapet rruga zbatimit të ligjit të vettingut, i cili mbetet kyç për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja Gjosha u shpreh se qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi i integrimit të  bëjë hapa përpara, duke nënvizuar se çdo pengesë e deri tanishme ka qenë pengesë edhe për këtë proces.

“Ne presim që sa më shpejt të kemi rezultatet e para për ligjin e vettingut, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat. Kjo fazë e procesit është shumë e rëndësishme për vendin, ndaj edhe angazhimi ynë mbetet maksimal për të përmbushur të gjitha detyrimet që vendi ka për të hedhur këtë hap dhe Shqipërisë t’i jepet ky shans”, tha Ministrja Gjosha.