Postuar më: 06 Prill 2017

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, pret z. Eduard Auer, Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, EEAS.

Ministrja Gjosha: Zgjedhjet bëhen për

qytetarët, politika duhet të japë garanci për ta

 

“Zgjedhjet e lira, kriter për integrimin e vendit”

 

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti në një takim z. Eduard Auer, Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, EEAS.

Në fokus të këtij takimi, ishte situata politike në vend. Ministrja Gjosha theksoi  se dialogu mes palëve,  është i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Zgjedhjet të cilat ne i kemi dhe një kriter shumë të rëndësishëm për procesin e integrimit,  janë një e drejtë legjitime dhe bëhen për qytetarët. Klasës politike i takon të japë garanci për këto zgjedhje”, tha Ministrja Gjosha.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi si kusht për hapjen e negociatave, bashkëbiseduesit theksuan se zgjidhja e ngërçit politik do t’i hapte gjithashtu rrugën zbatimit shpejtë  të kësaj reforme, veçanërisht ligjit të vettingut.