Postuar më: 09 Maj 2017

“Dyer të hapura për rininë”, dita e Europës festohet në Elbasan

Ministrja Gjosha: Europa na i ka hapur dyert, zgjidhjet

 në të mirë të Shqipërisë do na hapin dyert e negociatave

 

Minstria e Integrimit Europian, nisi sot aktivitetet me rastin e ditës së Europës. Për herë të parë kjo ditë e shënuar u zgjodh të festohej në Elbasan, një nga qytetet më të mëdha të vendit.

Nën sloganin “Dyer të hapura për rininë”, një grup te rinjsh performoi me  me një repertor të njohur shqiptar e europian.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, veç Ministres së Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit z. Qazim Sejdini, i cili përshëndeti këtë nismë si dhe deputetë të qarkut e qindra të rinj.

“ Ato dyer janë të hapura përgjysëm jo se Europa nuk i ka dyert e hapura për ne, por që ne ti hapim tërësisht kërkojmë një rini me vizion, politikanë të përgjegjshëm, kërkojmë dialog, konstruktivitet dhe asnjëherë nuk është vonë që vendi të gjejë zgjidhje sepse zgjidhja që mund të japim tani shumë shpejt mund të na çelë dyert e negociatave të Shqipërisë drejt BE”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja, u shpreh se bashkë me rininë Shqipëria do t’ja dalë të jetë sa më shpejt pjesë e Europës së bashkuar, asaj familje të madhe me vlera të jashtëzakonshmë ku dhe ne bëjmë pjesë.

“Unë bësoj se procesi i integrimit nuk është vetëm një proces reformash, është një proces i tërë i kulturave, traditave, i të gjithë vlerave më të bukura që Shqipëria mund të ofrojë”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja, theksoi se është e rëndësishme të përcillet një nga mesazhet më të bukura të Europës, mesazhi i unitetit, të qënurit të gjithë bashkë.