Postuar më: 26 Gusht 2015

Ministrja Gjosha: Reforma në drejtësi thelbësore për hapjen e negociatave

 

Intervista e Ministres Gjosha dhëne për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu.

 

 

Ministrja Gjosha: Azilkërkuesit rrezikojnë lëvizjen e lirë në vendet e BE-së.

Të heqin dorë nga kërkesa, prishin imazhin e Shqipërisë

 

Zonja Ministre, progres raporti i radhës pritet të publikohet nga Komisioni Europian në më pak se dy muaj, a ka gjasa të ketë një rekomandim për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në?

Në këto momente ne jemi duke përgatitur progres raportin. Është dorëzuar imputi i parë , në maj të këtij viti, dhe tashmë do të dorëzohet ai përfundimtari nga pala shqiptare, pikërisht në afatin që ne kemi nga Komisioni Europian që është data 1 shtator. Patjetër që do të jetë një progres raport tejet i gjerë, pasi ka qenë një vit shumë intensiv, me një punë shumë të madhe dhe të rëndësishme nga qeveria shqiptare, ku do të përmenden një sërë reformash. Por mbi të gjitha progres raporti do të fokusohet tek realizimi i 5 prioriteteve. Më lejoni t’u them që ka qenë një realizim shumë i mirë sidomos në lidhje me prioritetin numer 1, që është reforma në Administratën Publike. Kuptohet që kjo reformë,  do të vijojë të zbatohet dhe të inplementohet, por masat e kërkuara nga Komisioni Europian, janë drejt përfundimit. Për t’ju përgjigjur pyetjes suaj për rekomandimin, kjo do t’’i takojë vendeve anëtare, për të gjykuar për progres raportin , por edhe vetë Komisionit Europian nëse do të kemi një rekomandim të mundshëm për hapjen e negociatave. Megjithatë  bazuar edhe në komunikimin  tonë të përditshëm me Komisionin Europian, patjetër që Shqipëria pritet të plotësojë një nga reformat më të rëndësishme, që është  reforma në drejtësi në mënyrë që të hapet drita jeshile për negociatat. Dukeqenëse në këto  momente, reforma në drejtësi është në proces, ne presim për të parë gjykimin e Bashkimit Europian, nëse është mjaftueshëm  në këtë fazë që është apo do të pritet deri në përfundimin e saj për të parë edhe hapjen e negociatave.

Zonja Ministre është e vështirë të flasim  me përqindje, por do doja t’ju pyes, 5 prioritetet  sa për qind janë realizuar  nga qeveria shqiptare?

Deri në këto momente ne jemi në fazën e 90% të realizimit të masave të marra. Ka pasur debat për këtë shifër, por më lejoni të them  që Udhërrëfyesi është lehtësisht i matshëm, sepse vetë Komisioni Europian ka  mekanizmin e vet që monitoron Shqipërinë  në çdo hap, në çdo detaj në çdo punë që ne e bëjmë. Sepse janë pikërisht grupet e përbashkëta të punës ata që vlerësojnë punën dhe çdo masë  që përmban Udhërrëfyesi i 5 prioriteteve. Kur themi në masën 90% , është pjesa dërrmuese e punës që është bërë për hapjen e negociatave, por kemi një punë shumë të madhe për reformën në drejtësi. Kjo shifër nuk do të thotë që Shqipëria ka përfunduar punën, jo vetëm për procesin e integrimit por edhe për zhvillimin e vendit në tërësi.

Znj. Ministre,  ju flisni për një realizim në masën 90%, por Këshilli Kombëtar i Integrimit i cili drejtohet nga deputetja e opozitës Majlinda Bregu nuk mendon kështu..

Ky është mendimi i opozitës, por siç e thashë janë të gjithë mekanizmat e mjaftueshëm për të vlerësuar realizimin e këtyre masave dhe nuk është një vendimmarrje që bëhet nga Ministria e Integrimit apo qeveria shqiptare, por është një vendimmarrje e përbashkët me partnerët tanë europianë.

Meqenëse jemi vetëm dy muaj larg nga publikimi i progres raportit për Shqipërinë, a po bën ndonjë lobim ministria juaj për sa i përket progres raportit, për përshpejtimin e negociatave. Cilat janë hapat që po ndërmerrni ju në këtë drejtim?

Është një punë e vazhdueshme që bëhet , jo vetëm nga Ministria e Integrimit, por edhe nga Ministria e Jashtme, që ka një rol edhe më të madh për sa i përket lobimit në lidhje me arritjet që ka Shqipëria deri në këto momente. Do të kemi disa vizita biletarale, për të prezantuar progres raportin, për të prezantuar arritjet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Patjetër që edhe me daljen e progres raportit nga Komisioni Europian, lanccimi i arritjeve do të jetë edhe më i madh edhe më i dukshëm . Ne shpresojmë që  në këtë mënyrë të dalin në pah të gjitha përpjekjet konkrete të Shqipërisë për të ecur përpara me procesin e integrimit.

Kemi një valë migratore në vendet e Europës, kryesisht në Gjermani, madje dhe Suedi më pak në Finlandë. Sa ndikon ky lloj emigrimi, në një kthim të mundshëm të regjimit të vizave për Shqipërinë?

Në radhë të parë Shqipëria ka rrezikuar  në imazh, në një imazh që ne kishim ngritur gjatë viteve të fundit  dhe unë gjej rastin ti bëj një apel shqiptarëve  të mos kërkojnë azil, pasi nuk do ti hapi askush derën, pasi përkundrazi dëmtojnë veten e tyre dhe Shqipërinë. Dëmtojnë Shqipërinë jo vetëm  në imazh, por edhe në disa hapa të mëtejshme që mund të marri vetë Bashkimi Europian, për sa i përket vizave, ndoshta jo për të gjithë qytetarët, por për vetë azil kërkuesit që trokasin në dyert e Europës së Bashkuar.

Për ta bërë të  qartë zonja Ministre, ata që depërtohen  nga këto vende ku kërkojnë azil, rrezikojnë të futen në listën e zezë, për të mos hyrë për 5 vite në Bashkimin Europian?

Patjetër që këta persona rrezikojnë lëvizjen e lirë të tyre për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian. Kështu që edhe njëherë ju bëj apel të gjithë atyre që kërkojnë az