Postuar më: 14 Korrik 2015

Ministrja Gjosha: Refoma në drejtësi miratohet në tetor, sfidë implementimi i saj

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka deklaruar se puna për reformën në drejtësi, e vlerësuar si kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE është në rrugën e duhur dhe se në tetor do të miratohet në Kuvend. Në një intervistë për TemaTv, Gjosha tha se në muajin tetor përfundon edhe udhërrëfyesi për ecurinë e vendit drejt unionit. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, ministrja tha se komisioni i posaçëm për reformën, me asistencë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe komisioni i Venecias, ka evidentuar problematikat kryesore dhe sfidë tashmë, veç miratimit të ligjeve në Kuvend, mbetet implentimi i këtyre ndryshimeve të propozuara. Gjosha shprehu besimin se vendi ynë do t’i ketë plotësuar prioritetet në vjeshtë, por nuk dha një datë fikse për procesin e hapjes së negociatave. Sipas saj, ky proces ecën paralelisht me reformat dhe implementimin e tyre.

 

 

 

Sot ndodhet për vizitë në vendin tonë presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, por edhe ndihmës sekretarja amerikane për Europën dhe Azinë, Victoria Nuland. Cilat janë rezultatet që ju u jepni personaliteteve ndërkombëtare, sa i përket kryerjes së reformave të integrimit?

 

Patjetër që për ne është një ditë e madhe, aq më tepër që kjo është një vizitë, e cila vjen pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel. Që të dyja janë në radhë të fokusit të procesit të integrimit dhe mesazhet janë tepër pozitive, aq më tepër që Shqipëria monitorohet në bazë të udhërrëfyesit, i cili flet saktë për një arritje tepër të madhe për 5 prioritetet kyçe mbi të cilat po punohet intensivisht dhe që shpresojmë të kemi një përfundim të udhërrëfyesit në muajin tetor, atëherë kur paraqitet edhe progres-raporti i radhës për Shqipërinë. Kjo tregon që prioritetet janë në rrugë të mbarë, reformat e vendit janë në rrugë të mbarë, por ka ende shumë punë për të bërë sepse Shqipëria nuk mund të quhet ende gati për të qenë vend anëtar me të drejta të plota. Megjithatë, të gjitha etapat po kalohen më së miri dhe ne shpresojmë që edhe implementimi i reformave të jetë po në këto rezultate të sukseshme, ashtu siç kanë qenë reformat në tërësi, të cilat janë kryer deri tani.

 

Ndërkohë, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit vjen në Tiranë gjithashtu dhe ajo pritet të kërkojë rezultate në reforma. Ndoshta do të kërkojë shpjegime edhe për përfshirjen e të inkriminuarve në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie apo edhe më të hershmit në Kuvend. A keni ju informacione, sepse mesazhet e SHBA-së për këtë çështje kanë qënë shumë të shpeshta përmes ambasadorit Donald Lu?

 

Nuk jam në dijeni të kërkesave të saj për sa i përket kësaj reforme. Mund edhe të kërkohen gjatë ditës së sotme edhe në takimet e ditës së sotme. Ajo që është e rëndësishme është që ka qënë një proces tepër transparent edhe në përzgjedhjen e kandidaturave për 61 bashkitë e Shqipërisë të mbuluara në vend, një proces mbi bazën e dëshmive të penalitetit dhe aq më tepër që kemi KQZ-në, e cila certifikon vetë kandidatët e fituar në këto bashki. Pra, ka kaluar në disa procedura, ka kaluar në disa institucione duke filluar nga partitë politike, që kanë përzgjedhur dhe deri në fund certifikimi i plotë i zgjedhjeve. Unë do të bazohesha më shumë në dëshmitë e tyre të penalitetit, të cilat tregojnë që janë kandidatë jo të inkriminuar dhe kjo për ne është diçka që flet në bazë të ligjit dhe të dokumentave që kërkohen.

 

Ashtu siç ju e përmendët, pak ditë më parë Shqipërinë e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila la pas një mesazh shumë të rëndësishëm për reformën në drejtësi, por edhe për reformat e tjera që i shërbejnë procesit të integrimit. Sa mundësi ka Shqipëria që t’i plotësoje këto kritere në kohën e duhur?

 

Ne jemi duke ecur në hapat e duhur mund të themi që reforma në drejtësi ka kaluar fazën e parë që është indentifikimi i të gjitha procedurave kyçe që do të merren në vazhdimësi, amandamenteve në ligj dhe gjithçka që duhet. Është ngritur një komision i posaçëm, jo vetëm me përfaqësues vendas, por edhe të huaj. Ju keni ndjekur koferencën e parë të madhe që është bërë nga vetë ekspertët përkatës, që merren me reformën në drejtësi. Mund të themi që tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit dhe shumë shpejt brenda tetorit do të kemi një reformë të plotësuar. Më pas për të kaluar gjithë procedurat ligjore, për të miratuar gjithë ndryshimet e reformës në parlament. Janë konstatuar të gjitha ndryshimet të cilat duhet të bëhen, është bërë një analizë e thellë e sistemit të drejtësisë dhe janë përcaktuar të gjitha problematikat dhe në bazë të këtyre problematikave janë konstatuar edhe zgjedhjet për to. Unë them që kemi kaluar një ndër fazat më të rëndësishme dhe  pjesa tjetër është kalimi i reformës në tërësi dhe miratimi i ligjeve të njëpasnjëshme në parlamentin shqiptar. Gjë të cilën ne duam ta arrijmë në një kohë sa më të shpejtë, jo vëtëm për procesin e integrimit, por edhe se vendi me këtë reformë do të kthejë besimin për publikun shqiptar, se asgje nuk mund të funksionojë mbi ligjin.

 

Kryeministri Rama foli me afate sa i përket reformës në drejtësi. Tha se në shtator ajo do të nisë të japë rezultatet e para. Mund të na jepni pak më shumë informacion për këtë reformë?

 

Jam në dijeni që kryeminstri ka deklaruar se ferorma do të përfundojë 100 % brenda vjeshtes, kështu që ne po ecim me ritmet e duhura. Po ju them që komisioni i posacëm, i ngritur nga shumë aktorë të përbashkët, po funksionon dhe po punon 24 orë në ditë, vetëm për të përfunduar këtë reformë. Kjo reformë është kyçe për zhvillimin e vendit, është kyçe për procesin e integrimit dhe është edhe çelësi i hapjes së negociatave për Shqipërinë.  Por ne kemi bindjen që brenda tetorit apo brenda vjeshtës të kemi përfunduar këtë reformë dhe ta përfundojmë me rezultate pozitive.

 

Mendoni se i ka Shqipëria kapacitetet me ekspertët e këtij procesi për ta bërë këtë reformë në kohën e duhur?

 

Shqipëria i ka kapacitetet sepse nuk janë vetëm ekspertë shqiptarë, por janë edhe ekspertë ndërkombëtare, ata që i janë atashuar komisionit të posacëm. Komisioni është nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias, që  ka eksperiencën e duhur edhe e ka ushtruar këtë eksperiencë edhe në vendet e rajonit me sukses. Komisioni Europian është me ta, SHBA ka kontribuar me ekspertët e saj prane këtij komisioni,. Kështu që ne kemi të gjithë mbështetjen e duhur, si nga BE ashtu edhe jashtë saj për të dhënë shtysën e fortë për të arritur dhe për të patur një reformë sa më të suksesshme.

 

Zgjedhjet e 21 qershorit ishin gjithashtu një test për ecurinë e procesit të integrimit. A ishin ato një hap i rëndësishëm përpara. Cili është mesazhi që ju keni marrë nga Brukseli si ministre e Integrimit?

 

Mesazhet janë tejet poszitive. Këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri. Patjetër si në çdo zgjedhje ka incidente të vogla, por që në përgjithësi zgjedhjet kanë qënë të lira dhe demokatike dhe ky është një ndër mesazhet më të mira që është përçuar në BE.

         

Ndërkohë, në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it pati shumë kritika, që do të thotë ende jemi larg standardeve dhe për pasojë ende shumë larg hyrjes në BE…?

 

Shqipëria është një vend në zhvillim, që çdo ditë punojmë për të arritur ato standardet më të mira. Ne po të ishim në standardet europiane do të ishim një vend anëtar. Por, ne ende mendojmë që kemi marrë statusin e vendit kandidat, do hapim negociatat dhe hap pas hapi, Shqipëria do të arrijë standardet e duhura që duhet t’i ketë si çdo vend tjetër.

 

Nëse Shqipëria i plotëson kushtet në vjeshtë kur pritet të hapen negociatat?

 

Asnjëherë nuk ka një datë, procesi është shumë i vështirë dhe kompleks, ecën paralelisht në dy shtylla. E para janë reformat që ne do të ndërmarrim edhe ecuria e tyre dhe do të shikohet me shumë kujdes edhe implementimi i reformave. Përveç miratimit do të shikohen edhe hapat konkrete që do të ndërmerren në terren, pra në implementim. Dhe pjesa shumë e rëndësishme, që nuk varet nga ne, është edhe klima shumë favorizuese që do të kenë edhe vendet anëtare me politikën e tyre të zgjerimit.