Postuar më: 14 Shtator 2016

Intervista e Ministres së Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha për emisionin Argument në Scan Tv

Ministrja Gjosha: Vonesa në miratimin e 6 ligjeve nuk e ndihmon procesin e integrimit dhe as zbatimin e reformës në drejtësi

Menaxhimi i fondeve të BE-së me qasje sektoriale,

jo më projekte të rastësishme

Çështjet për integrimin janë të shumta por një pyetje për  rezultatet e zgjedhjeve në Dibër duhet ta bëj. Keni një koment për përfundimin dhe patjetër për të gjithë procesin?

Unë do të uroja qytetarët e Dibrës që zgjodhën kryetarin e ri të Bashkisë së tyre, dhe do të uroja dhe kryetarin e ri punë të mbarë dhe të çojë përpara të gjitha ato prioritete që do ti shërbejnë komunitetit dhe të gjithë qytetarëve në Dibër.

 Rezultati në fakt flet vetë, është shumë i qartë kështu që nuk besoj se ka mbetur për të shtuar diçka tjetër. Unë nuk kam qenë person i angazhuar në këtë fushatë sepse kam qenë shumë e angazhuar me procesin e integrimit dhe të gjitha etapat e tij.

Znj. Gjosha do ta nis me një pyetje mbi vizitën tuaj në Bruksel bashkë me Kryeministrin dhe instancat më të larta të gjithë Bashkimit Europian. Integrimi është shumë i rëndësishëm, por ne marrim në redaksi komente nga njerëz të cilët e duan atë por nuk mund ta kuptojnë procesin teknik. Kjo vizitë e fundit çfarë ishte, përse u bë?

Vizita vjen pas një sërë vizitash dhe takimesh të tjera që ne kemi pasur, që fillon me  takimin e grupeve parlamentare, Komitetin i Stabilizim Asociimit ku qeveria shqiptare raporton për procesin e integrimit dhe për plotësimin e 5 prioriteteve dhe kuptohet që niveli, instanca më e lartë është Këshilli i Stabilizim Asociimit, i cili zakonisht drejtohet nga Ministri i Jashtëm, këtë radhë me një përjashtim ne kishim të pranishëm dhe Kryeministrin e vendit, por kjo është mëse e kuptueshme sepse tani vendi ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm të vet procesit.

Përveç faktit që jemi një vend kandidat në shpresojmë shumë dhe punojmë çdo ditë që vendi të fillojë negociatat me BE-në. Ky është një format që përbëhet nga pala shqiptare nga Ministri i Jashtëm, Ministri i Integrimit por edhe nga Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe drejtohet zakonisht nga Komisioneri për Zgjerim, z. Hahn së bashku me të gjitha instancat e tij për procesin e zgjerimit.  Këtë radhë sërish risia ishte që drejtohej nga Mogherini e cila është dhe instancë më e lartë.

Ishte një lloj surprizë apo ishte thjesht një bisedim i niveleve më të lartë se zakonisht ku ishte e nevojshme prania e Mogherinit?

Unë nuk do të thoja që kishte ndonjë nevojë të posaçme, por gjithsesi prania e tyre i ka dhënë një tjetër standard  të gjithë bisedës e cila u drejtua nga Kryeministri dhe znj. Mogherini.

U diskutua për procesin e integrimit, për të gjitha etapat që ne kemi ndjekur deri tani, çfarë rezultatesh kemi pasur gjatë vitit të fundit, por sigurisht ne kemi kërkuar me ngulm edhe një rekomandim  pozitiv për Shqipërinë për çeljen e negociatave. Kjo kërkuar nga vetë Kryeministri. Ne shpresojmë shumë qe progres raporti i radhës të përmbajë këtë rekomandim të mirëpritur po edhe kaq shumë të kërkuar nga qytetarët shqiptarë.

Dy vitet e fundit apo edhe më gjatë kemi dëgjuar për 5 prioritetet. Një faktor i rëndësishëm ishte ai politik. Reforma në drejtësi ishte një prioritet në vetvete dhe ne mund ta quajmë që e realizuam apo ende jo?

Reforma në drejtësi përkon më prioritetin numër 2 të Komisionit Europian i cili ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe këtu reforma në drejtësi kishte një rol shumë të rëndësishëm.

Jo vetëm ndryshimet kushtetuese, reforma në tërësi por edhe ligjet që e shoqërojnë  bëjnë të mundur implementimin e kësaj reforme. Siç e dini në korrik parlamenti i Shqipërisë ka kaluar me konsensus të plotë si asnjëherë tjetër, diçka qe është përgëzuar nga instancat më të larta të BE. Ka kaluar pra ndryshimet kushtetuese, reformën në drejtësi aq shumë të diskutuar këto 2 vitet e fundit. Në fillim të shtatorit kemi kaluar edhe ligjin e vettingut apo ligjit që I hap rrugë skanimit të gjithë prokurorëve apo gjyqtarëve I cili përkon me fillimin e zbatimit të kësaj reforme, sepse që të nisësh të zbatosh këtë reformë duhet të kesh në vendin e duhur personat e duhur,  pra gjyqtarët dhe prokurorët ata të cilët më pas do të zbatojnë të gjithë reformën, do të analizojnë dhe do të skanojnë të gjithë personat që të vihen përballë drejtësisë.

Ky ligj është edhe më i rëndësishmi. Patjetër që edhe 6 ligjet e tjera duhet të vijojnë dhe miratimi i tyre do të bëhet i mundur me 22 shtator ashtu siç është shprehur edhe kryetari i kuvendit. Mbledhja e komisionit duhet të vazhdojë për përgatitjen e këtyre ligjeve dhe për një dakordësi të mundshme mes mazhorancës dhe opozitës.

Çdo vonesë do të dëmtonte jo vetëm procesin e integrimit por do të dëmtonte realizimin e reformës në tërësi. Kjo e pengon shumë vendin për të ecur përpara dhe pengon dhe afatet kohore që ne tashmë i kemi të vendosura, të detajuara edhe për procesin e integrimit.

Kjo ishte pika e dytë. Me katër të tjerat jemi afër apo duhet të presim?

Kemi reformën në administratën publike  që është një nga reformat më të suksesshme që qeveria ka ndërmarrë në këto vite.

 E përgëzuar edhe nga Komisioni Europian në raport progreset e viteve në radhë. Do të jetë sërish një pikë e fortë e raportit 2016. Është një reformë gati në përfundim, është shumë e rëndësishme sepse synon të ndryshojë mentalitetin shqiptar, që jo sa herë ndërrohen partitë politike në pushtet, ndërrohet dhe administrata shtetërore. Kjo reformë I jep fund këtij mentaliteti dhe kësaj qasjeje që ja ka dhënë fatkeqësisht politika shqiptare vendit, dhe një imazh që tani mbartet edhe me vendet anëtare.

Ka qenë një punë shumë e madhe për ti bindur ato, dhe të shohin konkretisht punën që është bërë gjatë kësaj kohe. Themi që rezultatet kanë qenë mjaft të mira, janë prekur të gjitha sektorët bazë. Është bërë një skanim I mirëfilltë I të gjithë administratës shtetërore.

Tashmë kemi ligjin e meritokracisë,  është një ligj  që I jep mundësinë gjithë administratës publike të ketë edhe një rritje në detyrë në bazë të punës që bëjnë dhe kritereve që ka pozicioni i vendit të punës. Është pjesë e raportit dhe do të shikojmë që do të jetë tejet e suksesshme.

Është prioriteti 2 për të cilin ne folëm, ndërtimi i shtetit të së drejtës ku do të përmendet shumë reforma në drejtësi dhe një pjesë e mirë e raportit do të jetë e fokusuar këtu. Ky është një prioritet I cili nuk mund të quhet I mbaruar dhe nuk do të quhet I tillë as kur Shqipëria të jetë një vend anëtar me të drejta të plota në BE.

Implementimi I reformës do të  vazhdojë në sa vite të kemi funksionim të shtetit. Është një prioritet I cili do të vazhdojë, e rëndësishme është që ne të hedhim hapat e para  të implementimit të kësaj reforme. Të miratojmë edhe 6 ligjet e tjera që I hapin rrugë implementimit të reformës dhe më pas do të shohim nga Komisioni atë që quhet trak- records, historikun e të dhënave apo rezultatet e shkruara në letër.

Ne do të jemi në mbikëqyrje dhe ky është edhe problemi më I madh që kanë vendet anëtarë sepse mbikëqyren gjatë gjithë kohës për të gjithë ligjet që kalojnë në parlament. Kështu që edhe Shqipëria është pjesë e kësaj.

Pra do sillet përgjegjshmërisht Europiane, do të jetë më serioze ?

Këtë duam të arrijmë ndaj procesi i integrimit është i patjetërsueshëm sepse sjell një kulturë tjetër në politikën shqiptare.

Kriteri ekonomik vazhdon, është një term tejet I vështirë. Ku jemi ne? 

Është një term i vështirë për tu kuptuar si nga instancat shtetërore që duhet ta zbatojnë atë, por edhe për të arritur standardet europiane.

Pjesa e kritereve ka të bëjë me zbatimin e ligjeve por edhe me përputhshmërinë e ligjeve shqiptare me atë të BE, në mënyrë që ne ti bashkohemi sa më shumë standardeve euriopiane. Ka pasur një ecuri të mirë, por duket si një nga kriteret e lënë pas dore  sepse ai politik ka pasur peshën më të madhe dhe të diskutimeve me Komisionin Europian.

Por shikohet më po aq lupë në çdo kriter që ne duhet të plotësojmë ,  dhe një pjesë kryesore e kriterit ekonomik janë edhe fondet europiane apo fondet e paraaderimit IPA pra gjithë marrëveshja që Shqipëria ka me Komisionin Europian për zbatimin e këtyre fondeve. Gjithë projektet që investitor kryesor kanë BE.

IPA sigurisht janë deri në momentin që ne integrohemi, pastaj fillon një histori tjetër me fondet apo jo?

Patjetër do të ketë një mënyrë  tjetër të financimit të BE, por në këto momente jemi në  qasjen e fondeve të paraaderimit.

Ka ndonjë mënyrë që të dimë që progres raporti do  këshillojë përsëri çeljen e negociatave?

Ne duhet të jemi të sigurt për një gjë, që progres raporti do të citojë vazhdimësinë e reformës në drejtësi. Komisioni Europian, do të dojë të shikojë rezultate e kësaj reforme. Jo vetëm Komisioni por edhe vendet anëtare të cilat kanë kartonin jeshil ose të kuq për ne,  nëse do të vazhdojmë me me etapat e radhës.  Vendos instanca më e lartë, Këshilli  i cili mblidhet në dhjetor me praninë e Ministrave të Jashtëm.

A keni vënë re këto kohë se ne media por edhe ne debate publike po rritet pesha e partive euroskeptike, atyre që nuk besojnë në përfshirjen e  vendeve të reja. E vini re edhe në institucionet e rëndësishme të BE ku ju negocioni apo është vetëm pjesë e partive populiste ne vendet anëtare?

Mund t’ju them që pas vitit 2014, sidomos me çështjen emigracionit, terrorizmit, kulmoi me BREXIT, me largimin e Britanisë së Madhe se skepticizmi është rritur shumë në të gjitha vendet anëtare, edhe në ato vende të cilat kanë mbështetur fuqishëm procesin e integrimit dhe projektin e madh europian.

Është pjesë e çdo debati tashmë, e çdo tryeze me të gjithë përfaqësuesit e BE dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Fatkeqësisht Britania e Madhe ka dhënë një model për të gjitha ato vende të cilat janë euroskeptike.

Vendim për të cilin është penduar edhe vet Britania e Madhe më vonë?

Është penduar por që është një model atraktiv për qytetarët e BE të cilët mendojnë se shumë njerëz të tjerë po marrin vendet e tyre të punës dhe përfitimet që i takonin qytetarëve të atij shteti.

E vini re në negociata me krerët e BE?

E vëmë re shumë, sepse të mos harrojmë që edhe partitë politike që mbështesin procesin e integrimit, në momentet elektorale përballen me qytetarët e tyre dhe nuk mund të përballen asnjëherë me kartën e zgjerimit.

E kanë të pamundur sado që japin argumentat e tyre pse ky proces është shumë I rëndësishëm. Është e vështirë për një qytetar që jeton në Gjermani apo në Francë të kuptojë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor si pjesë e Europës, pavarësisht se Ballkani perëndimor ka një rëndësi edhe për sigurinë dhe paqen në vendet e tyre.

Kur diskutohet me Komisionin Europian, Ballkani Perëndimor është një vatër  e cila mund të sjellë paqen por edhe një shpërthim të madh në vet Europën. Prandaj ne nuk duhet ta lejojmë ketë, ndaj është edhe politika për të qartësuar opinionet publike dhe për të marrë vendimet publike në të mirë të qytetarëve të tyre.

Garë ndërmjet vendeve të Ballkanit për integrim ka apo jemi secili në pistën e vet?

Nuk është se ka një garë të mirëfilltë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e krahasojmë veten tonë me ecurinë që ka Serbia, Mali i Zi, dhe të gjitha vendet aspirante që të jenë pjesë e BE. E shikojmë  duke gjetur mundësinë dhe për të mësuar apo marrë eksperiencën e tyre por në fund të fundit edhe për tu krahasuar.

Që nga viti 2015, KE ka ndryshuar qasjen, pra progres raporti është i krahasueshëm. Ai krahason Shqipërinë me vendet e tjera. Në këtë mënyrë  kemi  krahasimisht ecurinë  në bazë të 5 prioriteteve kyçe.

Reforma në drejtësi e çon realisht Shqipërinë hapa shumë më përpara, pavarësisht se nuk kemi çelur ende negociatat. Kjo edhe pse qasja e vendeve anëtare ka ndryshuar. Sa më shumë kalojmë në kohë aq më I vështirë bëhet edhe procesi i integrimit apo ai kartoni jeshil që unë përmenda, për të lejuar Shqipërinë dhe vendet e tjera për të vijuar me procesin. 

Shqipëria ka ecur mjaft mirë si me 5 prioritetet ashtu edhe me kriteret që duhet të plotësojë. Reforma në drejtësi është një reformë të cilën edhe vendet të cilat negociojnë sot duhet ta ndërmarrin.

Në këtë këndvështrim nëse Shqipëria do të duhet të çelte kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, me sigurinë, me të drejtat e njeriut do të ishte hapa shumë më përpara seç janë vendet të cilat negociojnë sot. Këto janë kapitujt më të vështirë që për mua do të çelen të parët për Shqipërinë dhe do të mbyllen të fundit sepse janë kapitujt më të rëndësishëm edhe për parimet e vet BE.

Kur hapen negociatat si funksionon hapja dhe punimet me një kapitull? Hapet dhe mbyllet?

Jo  ka dhe kapituj që do të qëndrojnë të hapur siç është 23 dhe 24, të cilët e them me bindje të plotë do të hapen në fillim dhe do të mbyllen ne fund.

Fondet që jemi mësuar ti quajmë IPA, instrumentat e paraaderimit do të zhduken momentin që ne integrohemi apo do kemi ende shumë punë me to derisa ti përfundojmë. Shoh që fillojnë të viteve të mëparshme, ndërkohë që ne jemi në 2016  mund të fillojë shpërndarja e 2014.  Nuk janë asnjëherë fondet e atij viti që shpërndahen në atë vit?

Ky është BE, është aq kompleks saqë edhe fondet e programuara për citin 2014 lëvrohen për vendin shumë vite më vonë. Bëhen të implementueshme vite më vonë. Kjo për saj edhe të burokracisë së madhe që ka BE, të instancave që duhet të kalojë por edhe të marrëveshjeve që ne duhet të lidhim me BE.

BE është një nga financuesit më të mëdhenj që ne kemi sot. Dhe është sot për tu përshëndetur sepse  ka ndihmuar Shqipërinë në një sërë reformash por edhe në disa momente kyçe që ka kaluar vendi.

Kemi pasur qasjen e parë IPA I që ka përfunduar tashmë që nga viti 2014, ku projektet ishin të rastësishme apo të vendosura në  ato sektorë prioritarë të momentit ku qeveria kërkonte fondet për një projekt të caktuar.

Qasja e IPA II është ndryshe sepse te gjitha fondet lëvrohen në bazë të mbështetjes buxhetore, që do të thotë që vendi duhet të jetë i mirëpërgatitur,  të ketë  një strategji përkatëse për çdo sektor, të ketë një plan veprimi për sektorët prioritarë  në mënyrë që të mbështetet financiarisht nga BE.

Nuk është më aq e thjeshtë për të përthithur fonde nga BE. IPA II ka dhe një risi, është e decentralizuar që do të thotë se janë institucionet shqiptare ato që menaxhojnë fondet e BE. Në të kaluarën këto fonde shpeshherë kontraktoheshin nga delegacioni Europian dhe ishin ata niveli më i lartë i menaxhimit të këtyre fondeve.

Si ju duken institucionet dhe administrata e aftë të menaxhojë fondet e BE? Ka qenë e aftë deri më tani?

Nuk do të thoja që nuk ka qenë e aftë, pavarësisht nivelit dhe standardit të kapaciteteve njerëzore është e nevojshme në çdo kohë dhe në punojmë çdo ditë  për këtë. Dhe me trajnime të ndryshme që Komisioni Europian i ofron por edhe me instancat e vet MIE të cilat janë strukturat e vetëakredituara për të bërë trajnimin e mëtejshëm të administratës shtetërore  dhe atyre nuklave që merren me fondet evropiane.

Një nga instancat kyçe për menaxhimin e këtyre fondeve është Ministria e Financave me një zyrë të mirëpërcaktuar që është CFCU-ja dhe është autoriteti kontraktues për fondet e BE. Në këtë mënyrë ka lindur nevoja e shikueshmërisë së BE edhe më nga afër për zbatueshmërinë e fondeve, sepse në momentin që lëvron fondet nuk mund të lejojë shtetin të bëjë çtë dojë me to por sheh të gjitha hapat, ku shkojnë sa të prekshme janë për qytetarët etj.

Kemi patur probleme?

Kemi pasur probleme sidomos me IPA I, ku disa prej projekteve kanë qenë tejet problematike dhe vazhdojnë të mbeten dhe sot. Shumë prej tyre jo për fajin e vetëm institucioneve shqiptare, sepse edhe ne jemi te ngarkuar me faj dhe kemi shumë probleme pronësie, psh aty ku do të ndërtohet një impiant del pronari dhe thotë së kjo është toka e tij, kështu që ka projekte problematike edhe të këtij lloji, por ka pasur edhe problematika të mbartura nga vet KE, nga kontraktimi i kompanive të cilat më pas kanë shpallur faliment.

Në këto momente është më e thjeshtë sepse mbështetja buxhetore, këto fonde shkojnë në buxhetin e shtetit dhe më pas i alokohen sektorit prioritarë në bazë të një plani veprimi dhe një strategjie të miratuar nga vet qeveria. Të gjitha strategjitë përmblidhen në një strategji të madhe e cila është Strategjia për Zhvillim dhe Integrim e cila përkon me përqasjen e procesit të integrimit dhe zhvillim e qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Shumë vite me parë ekzistonte një strategji tjetër kombëtare për zhvillim ekonomik dhe social më pas u ndërrua  në Strategjia për Zhvillim dhe Integrim, dhe mund të jetë ndonjë tjetër pas 2020?

Zhvillimi i vendit si ekonomik edhe social nuk mund të eci në një drejtim te paditur. Ne jemi në drejtimin e procesit të integrimit dhe Shqipëria do të jetë një vend anëtar, jo nesër por në vitet e ardhshme.

Patjetër që strategjitë duhet të ndërthureshin. Është e rëndësishme të jetë strategjia, ndryshe vendi nuk do të kishte prioritet e duhura. Pasja e një strategjie e bën me të thjeshtë mënyrën sesi ne duhet ti drejtohemi të gjithë instancave të mëtejshme për të zbatuar në sektorë të caktuar. Shumë prej tyre po vihen në zbatim, do të përmendja sektorin e punësimit ku vet BE  po ofron një fond shumë të madh për ti ardhur në ndihmë këtij sektori, reformës në administratën publike, ku ka shumë fonde që do ti alokohen shumë shpejt kësaj çështjeje.

Që nga ky vit fondet më të mëdha do të alokohen për shtetin e së drejtës dhe për zbatimin e reformës në drejtësi. Gjithmonë fondet e BE kanë ardhur në momentin e duhur dhe për të zbatuar ato reforma që janë kyçe jo vetëm për zhvillim e vendit por edhe që i shërbejnë procesit të integrimit.

Në 2 vitet e fundit ka pasur një risi për fondet e BE. Është thënë që edhe individët mund të aplikojnë  ndoshta jo direkt por përmes instancave administrative? Është e vërtetë?

Po patjetër. Bujqësia ka një qasje më vete, janë të gjitha fondet që i alokohen bujqësisë, fermerëve dhe zbatohen nga Ministria e Bujqësisë dhe agjencitë rajonale që ajo ka në terren duke i ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve, produkteve.

Qasja e IPA II e prek më shumë nga afër individin. Ne shumë shpejt do të kemi një thirrje të hapur për shoqërinë civile të cilët do ti mirëprisnim që të kontribuonin për procesin e integrimit. Janë fonde të alokuara vet MIE-s nga BE. Do të ketë dhe një aktivitet ku do të bëhet hapja e tij.

Janë fonde të mjaftueshme?

Fondet asnjëherë nuk janë të mjaftueshme por janë një fillim i mirë  për të ngritur bazat kryesore të procesit por edhe për të trajnuar shoqërinë civile sesi duhet te veproje në lidhje më procesin e integrimit.

Znj. Ministre IPA I dhe IPA II ka pasur abuzime me fondet e BE? Nuk e kam fjalë për gabime por ndonjeherë quhen vjedhje apo fshehje. Ka patuar probleme të tilla?

Unë nuk do të kaloja në termat vjedhje apo fshehje. Abuzimet për mua janë çuarja e fondeve në ato sektorë ku nuk ka qenë e nevojshme apo bërja e projekteve të ndonjë emergjence, ku projektet nuk përfundojnë dhe nuk japin asnjë lloj rezultati.

Po djegia, mospërdorimi fare?

Patjetër që dhe ky sepse do të thotë që nuk ka patur planifikim të mirë se ku do të shkojnë këto fonde. Ato kthehen në KE, fatkeqësisht, ose i shkojnë vendeve të tjera të cilat kanë ditur si ti përthithin fondet ose ato i jepen  sërish Shqipërisë duke i alokuar në sektorë të cilët sërish janë të momentit të fundit. Ndaj IPA II ka sjellë qasjen e re ku duhet të  bazohesh në strategji, plan veprimi dhe më pas të kryhet alokimi i fondit ku monitorohet me rreptësi nga Komisioni Europian dhe agjencitë audituese të fondeve?

Po diskutohet në Kuvend ngritja e agjencisë se auditit të fondeve të BE. Këtë qëllim ka të ruajë këto fonde dhe përdorimin e tyre efiçent apo është një sistem kontrolli i ngritur nga qeveria shqiptare?

Është në bashkëpunim qeveria shqiptare me Komisionin Europian, është pjesë e marrëveshjes së IPA II, por duke qenë se jemi në një sistem të decentralizuar kuptohet që  arsyeja pse ngrihet kjo agjenci është që të monitorohet më me rreptësi alokimi dhe implementimi i fondeve të marra nga BE.

Është tejet e nevojshme, një agjenci që ka tejet imunitet. Do të japi mundësinë që të kontrollohen të gjitha instancat që merren me fondet e BE dhe kryesisht brenda Ministrisë së Financave e cila është kontraktuesja fondeve të BE.

Qëllimi i saj do të jetë që të kontrollojë abuzimin dhe jo shpërdorimin?

Ajo do të kontrollojë gjithçka edhe individët, kapacitetet që ne kemi brenda administratës shtetërore. Kjo është edhe një nga arsyet pse është ngritur.

Dua t’ju pyes për projektet rajonale, projektet cross border apo ndërkufitare ndërmjet vendeve që duan të aderojnë në BE por edhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Çfarë janë këto projekte ndërkufitare?

Në kemi 4 programe ku MIE është lider. Janë projektet ndërkufitare Shqipëri- Greqi, Shqipëri- Mali i Zi, Shqipëri- Kosovë dhe Shqipëri -Maqedoni. Janë vendet me të cilat ne ndajmë dhe kufijtë. Këto projekte synojnë bashkëpunim më të mirë mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje por edhe për të ndihmuar ato komunitete që jetojnë në këto zona dhe që i shërbejnë qytetarëve të këtyre zonave, zhvillimit ekonomik në infrastrukturë, energji.

I ka shërbyer edhe shoqërisë civile që ndodhet në këto zona. Rol kryesor luajnë edhe Bashkitë, të cilat sidomos me ndarjen e re administrativo territoriale  ku përgjegjësitë dhe kompetencat janë akoma më të mëdha, roli i tyre bëhet kryesorë, dhe ata janë partnerë kyç të këtyre projekteve. Bashkitë duhet të krijojnë një partneritet me vendin për të cilin aplikohet.

Kanë fituar Bashkitë e kufirit projekte të tilla?

Kanë fituar shumë projekte, ka pasur një zbatueshmëri mjaft të mirë të projekteve. Tashmë kemi pasur 2 thirrje të hapura. E para ka qenë për thirrje strategjike që janë prioritetet madhor,  dhe thirrja e dyte e cila sapo është hapur dhe mund të aplikojnë dhe shoqëri civile apo individë. Mjafton që ato të kenë një partneritet me vendin tjetër.

Ka ndonjë lloj niveli suksesi ndërmjet veriut, jugut apo lindjes së vendit, pra zonë gjeografike që është më e suksesshme?

Qarku i Korçës ka qenë ndër më të suksesshmet për përthithjen e këtyre fondeve dhe shumë prej këtyre projekteve janë të zbatuar edhe brenda qytetit. Disa fonde janë hedhur në infrastrukturë, në rregullimin e disa shkollave. Pra janë projekte shumë të prekshme edhe nga vet qytetarët. Të katërta zonat janë prioritare sepse përfshijnë edhe pjesën më të madhe të vendit, qytet kryesore që lidhen me kufirin. Do ti ftoja bashkitë të jenë sa më shumë aktive dhe me sa më shumë partneritete sepse do të kenë me shumë mundësi për të qenë pjesë e projekteve.

Ne i adoptojmë ligjet, plotësojnë, mbulojnë një pjesë të madhe të çështjeve që duhet të zgjidhin. I vendosim në Shqipëri, ndodh që nuk na zbatohen. Ndodh kështu apo është kjo një besëtytni e largët?

Jo në fakt nuk duhet të ndodhë kështu sepse nuk jemi në momentin që Shqipëria do të jetë një vend anëtarë apo është duke negociuar, dhe që realisht duhet të kemi disa detyrime që i gjithë legjislacioni shqiptar duhet të përshtatet me atë të BE.

Në këto momente që flasim Shqipëria është një vend kandidat, ende nuk ka arritur ato standarde të larta që kanë edhe shumica e vendeve të BE. Dhe në këtë këndvështrim ne duhet ti përshtatim këto ligje. Patjetër që përputhshmëria  e ligjeve është një kusht. Edhe për çdo sektor, në mënyrë që ne të ecim përpara duhet ti përafrohemi atyre standardeve europiane.

Në këtë moment e rëndësishme është ti përshtatim ato si me të BE po edhe me realitetin në vend. Prandaj edhe këmbëngulja jonë nuk ka qenë zbatimi i planit të veprimit, i planit të Integrimit Europian ku kemi një sërë ligjesh qe duhet të përafrohen.  Nuk kemi qenë shumë të rreptë duke ditur që shumë sektorë nuk kanë arritur ato standarde në mënyrë që të përputhen 100% me ato të BE.

A mund të ndërhyjmë ne në një pikë të caktuar të ligjit sepse kështu është më mirë për Shqipërinë?

Patjetër që mund të ndërhyjmë. Sot shumë nga qytetarët kanë dëgjuar debatet ne vendet anëtare ku nuk lejohet të kalohet një ligj  pavarësisht se janë vende anëtare dhe kanë një legjislacion të unifikuar, për arsye të një prioriteti që kanë në vendin e tyre.

Kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë ndaj është edhe procesi i negociatave, pasi nuk do të pranohet 100% . Prandaj dhe administrata duhet të jetë shumë e aftë dhe e kualifikuar që ti bëj ballë sfidave qe do të vihet përballë nga pala tjetër europiane e cila është edhe shumë e mësuar me gjithë procesin dhe ka kaluar shumë vende me këtë proces negociatash. Ne duhet të qëndrojmë fort tek prioritetet tona kombëtare. Do të kemi shumë fusha me të cilat do të përballemi, do të marrin një pjesë shumë të madhe të negociatave, siç janë bujqësia, produktet tona vendase është mjedisi etj. Janë disa fusha që sot ne nuk i shohim me shumë prioritet por nesër do të jenë fusha kryesore, por edhe te debatit politik që do të kemi në vend.

Ato vende të cilat largohen i hapin vendin të tjerëve siç jemi ne për tu integruar. Është kështu apo është e kundërta?

Nuk do ta quaja plotësisht kështu pasi ato që largohen lenë një boshllëk shumë të madh. Do të thoja që është shumë e vështirë sepse Europa sot duhet të përshtatet me kriteret për 27 vende dhe jo për 28. Do të duhet reformohet thellësisht brenda vetes, do të duhet të kuptojë cilat janë kërkesat e vendeve anëtare, do të duhet ti përshtatet atyre dhe më pas të mendojë edhe për vendet të cilat duan të aderojnë.

Do të duhet të mendojë  për shumë arsye si psh çështja e sigurisë, shkëmbimit të informacionit, për luftën kundër terrorizmit  që Ballkani Perëndimor është kyç në këtë proces, por nga ana tjetër Europa ka nisur projektin e saj të madh  që është plotësimi i saj me të gjitha vendet që janë pjesë e hartës. Shqipëria në hartë është pjesë e Europës dhe kjo është shumë e dukshme. Në këtë këndvështrim të gjitha vendet që janë pjesë e hartës europiane duhet të bëhen pjesë e unionit.

Kemi dëgjuar vitin e kaluar në 2015 Komisionerin e Zgjerimit Hahn i cili tha se para 2020 nuk ka anëtarësime të reja, vazhdon në fuqi?

Vazhdon në fuqi por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të mos ecë përpara me procesin e integrimit. Nuk besoj se ndokush nga ne do të priste që në 2020 Shqipëria do të ishte një vend anëtar.

Do të jetë pak më vonë?

Patjetër që pak më vonë, duhet të jemi edhe realist për kushtet të cilat ne plotësojmë për të qenë pjesë e BE.