Postuar më: 23 Mars 2015

Intervista e Ministres Gjosha per New Europe

Intervista/NEW EUROPE

Shqipëria për një Europë Laike:

Intrevistë me Znj. Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian të Shqipërisë

Turqia, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria kanë filluar ose janë aktualisht në pritje për të hapur negociatat për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. E drejta për të vazhduar rrugëtimin e hapjes së negociatave,  ju dha Shqipërisë në vazhdim të progresit  qeveria e re e Kryeministrit z. Edi Rama, e cila erdhi në pushtet në Qershor 2013, ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

28 vendet anëtare të Bashkimit Europian aprovuan dhënien e statusit të vendit kandidat në datën 24 Qershor 2014. Ky eshtë hapi i parë i Shqipërisë në rrugëtimin e gjatë për anëtarsim të plotë ne BE dhe një vleresim për reformat e kryera deri me sot në këtë shtet.

 

Ju drejtoni një nga Ministritë më të rëndësishme në vendin tuaj, akoma më e rëndësishme në rrethanat aktuale le të themi edhe se Ministria e Mbrojtjes. Ju ju duhet ta shtyni vendin tuaj drejt Europës. Sa larg jeni nga ky qëllim?

Ministria e integrimit kuptohet është një nga ministritë më të rëndësishme, pasi integrimi europian është prioriteti ynë kryesor. Qershorin e kaluar të gjithë vendet anëtare votuan për Shqipërinë. Ne jemi të fokusuar tashmë te 5 prioritetet që na janë vendosur,ku reforma në drejtësi është më e rëndësishmja. Në fakt Komisioni Europian pëlqen të nisë negociatat me kapitujt më të vështirë si çdo gjë që ka të bëjë me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë. Ajo që ndodh është se legjislacioni i një vendi arrin të sillet ngadalë në të njëjtin nivel me legjislacionin e BE-së. 

 

A ka një afat kohor për një vend për të hyrë në BE? Le të marrim Kroacinë, për shëmbull. Negociatat i vazhdoi për rreth gjashtë vjet, apo jo?Ndërsa Turqia i ka filluar kohë më parë dhe është ende larg qëllimit. Si ndjeheni ju kur është thënë se gjatë këtij mandati të Komisionit nuk do të ketë zgjerim?

 

Nuk mund të krahasohet situata e Shqipërisë me atë vendeve të tjera, si Turqia për shembull. Shqipëria është pjesë e Europës jo vetëm gjeografikisht por me shpirt të plotë.

 

Kush janë aleatët tuaj ? Duhet të ketë disa vendeve të vjetër anëtarë si Italia për shembull , të cilat ju i  ndjheni më afër . Kroaci, ndoshta ? Duhet të ketë disa vende që ju ndihmojnë më shumë se të tjerët .

 

Shqipëria ka një marëdhënie shumë të mirë me të gjithë vendet anëtare, edhe me ato më të zhvilluarat madje si Gjermania apo Franca, por sigurisht që Italia apo Greqia, vende fqinje me ne janë më shumë miqësore.

Në kontekstin Ballkanik , mendoni se situata e Kosovës është një barrë për ju? A nuk jeni  ngadalësuar nga çfarë ndodh atje ?

Apsolutisht jo. Në nuk e shohim Kosovën si një barrë. Ne bashkëpunojmë me të siç e bëjme me të gjitha vendet që aspirojnë të jenë vende anëtare një ditë.

 

Si i shihni Shqiptarët e Kosovës? Cila është pikëpamja e shqiptarëve të Shqipërisë për identitetin e Kosovarëve?

Ne gjithmonë kemi komunikuar me ta në mënyrë që të jemi së bashku pjesë e Europës. Ne , shqiptarët kemi projektuar një imazh shumë të mirë kur është fjala për  fenë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë . Ky është mesazhi më i mirë që kemi dhënë gjithnjë për fqinjët tanë. 

 

E drejtë, Shqipëria është më laike se fqinjët e saj.

Po ne jemi një vend laik, ndonëse kemi shumë besime fetare që jetojnë bashkë në Shqipëri në mirkuptim të plotë dhe paqe.

Ju keni gjithashtu një besim fetar: Bektashinjtë, i cili egziston vetëm në Shqipëri.

Po nga ana tjetër ne do të donim që Europa të mos e marrë të mirëqenë këtë bashkëjetesë dhe të kuptojë që besimi fetar mund të keqpëdoret nga faktorë të ndryshëm për qëllime terroriste  sic ndodh të shohim rreth nesh këto kohë. Ne duam që Europa ta kuptojë këtë duke parë rastin e Shqipërisë dhe të kuptojë rëndësinë e përpjekjeve tona.