Postuar më: 04 Qershor 2015

GJOSHA: SHQIPËRIA DO TË VAZHDOJË TË NDJEKË LINJËN E POLITIKËS SË JASHTME TË BE-SË NË TË ARDHMEN

Muajin e kaluar Këshilli i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të shtatë. Këshilli i Stabilizim Asociimit mirëpriti harmonizimin 100% të Shqipërisë meDeklaratat e Përbashkëta të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe vendimet e Këshillit. Edhe pse Shqipëria nuk ka hapur ndonjë kapitull të negociatave, është e qartë se Kapitulli 31 për Shqipërinë do të jetë teknik dhe një prej atyre që mund të mbyllet lehtë.

 

Pasi foli me përfaqësuesit e BallkanitPerëndimor dhe ata europianë, Ministri përIntegrimin Europian, Znj. Klajda Gjosha, në fillim ritheksoifjalën e  Këshillit që në kuadër të sfidave të kapitullit 31, Shqipëria vazhdimisht është bashkuar me deklaratat e BE-së dhe vendimet e Këshillit në fushën e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë. "Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë këtë linjë në të ardhmen, duke rikonfirmuar objektivin e saj strategjik, anëtarësimin e plotë në BE", theksoi Gjosha.

Për Shqipërinë, Bashkimi Europian mbetet qëllimi kryesor. Ministria e Integrimit Europian koordinonaspektet e brendshme të procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE,dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë një lojtar kyç i këtij mekanizmi në nivel ndër-institucional në drejtim të identifikimit të nevojave të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe do të adresojë aspektet që lidhen me politikën e jashtme të këtij procesi. Në rastin eKapitullit 31 –politika e jashtme, sigurisë dhe e mbrojtjes, marrëdhëniet me BE-në do të rriten më tej me anë të konsultimeve të drejtpërdrejta me kryeqytetet e vendeve që luajnë një rol kryesor në procesin europian të vendimmarrjes së politikës së jashtme

Një gjë e rëndësishme e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor - anëtarësimi në NATO

 

Për Znj. Gjosha, Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe, gjithashtu, Shqipëria ka përgjegjësinë për të zgjeruar më tej demokracinë dhe stabilitetin në rajon, si edhe për të bashkëpunuar ngushtë me vendet e tjera. "Për sa i përket zhvillimeve në rajon, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO jo vetëm ka rritur prestigjin e vendit në rajon, por edhe mundësitë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e saj",tha Znj. Gjosha.

Sipas Ministres së Integrimit, duke qenë anëtar i NATO-s, Shqipëria padyshim ka disa avantazhe në krahasim me vendet e rajonit, dhe këto janë si më poshtë:

  • Aksesi në informacionete NATO-s të cilat ndihmojnë për një orientim më të mirë dhe më të shpejtë të Shqipërisë në drejtim të përcaktimit të politikave të sigurisë rajonale dhe më tej;
  • Bkëpunim më efikas në luftën kundër terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj;
  • Përfitimi nga kurset, duke ushtruar programe dhe teknologji moderne ushtarake;
  • Rrit mundësitë e kontakteve të shpeshta të nivelit të lartë me homologun amerikan;
  • Në këtë kontekst, Shqipëria është përzgjedhur nga SHBA, si zyra e kontaktit në lidhje me luftën kundër terrorizmit në Ballkan.

 

Kontributi i Shqipërisë në fushën e pranisë në aspektin ushtarak dhe civil, në të dy misionet e ruajtjes së paqes të BE-së dhe NATO-s, është me të vërtetë i rëndësishëm për partnerët e BE-së. Në kuadër të Sigurisë së Përbashkët dhe Politikës së Mbrojtjes, Shqipëria ka marrë pjesë në misionin e BE-së "ALTHEA" në Bosnje dhe Hercegovinë nën komandën gjermane,si edhe në Misionin e BE-së në Çad.

Ministrja Gjosha beson se si një vend anëtar i NATO-s dhe një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Shqipëria do të përballet me të gjitha sfidat e sigurisë, si edhe kërcënimet multi-dimensionale në zonën Euro-Atlantike, të cilat janë shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë, kriza e thellë në Maqedoni do të vazhdojë të përbëjë provën më të rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO doli,për herë të parë në pah, disa ditë më parë me idenë e Edi Ramës rreth anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë. Cila do të jetë përgjigja e Bashkimit Europian për këtë kërcënim të mundshëm nga Tirana? Do të mbetet spekulim?

Autor: N. T. Štiplija