Postuar më: 31 Mars 2016

Fjala e Ministres Gjosha në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Intergimt Europian

Z. Komisioner,  prania juaj sot në këtë takim të Këshillit Kombëtar të Integrimit është një tregues i qartë për rëndësinë e këtij organi këshillues.

Me lejoni ta informoj sot Këshillin Kombëtar për një takim mjaft të mirë që ne patëm në Dialogun e Nivelit të Lartë. Ne diskutuam mbi 5 prioritetet kyçe, për gjithë punën që është bërë deri tani, arritjet që ka pasur qeveria po pse jo edhe problematikat si dhe ku do të fokusohet puna jonë në të ardhmen.

Pika kyçe e gjithë diskutimit mbetet reforma në drejtësi dhe unë i bëj thirrje të gjithë palëve për një dialog politik të hapur  dhe për kalimin e kësaj reforme me konsensus sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kjo realisht do ti hapë rrugën procesit të mëtejshëm të integrimit, çeljes së negociatave  por njëkohësisht do të kthejë edhe besimin tek qytetarët shqiptarë dhe ky është prioritet i yni edhe i gjithsecilit prej nesh këtu që jemi zgjedhur të jemi pjesë e këtij Këshilli.

Zoti Komisioner,  ky Këshill është ngritur për një arsye të qenësishme, sepse bën pjesë të tij shumë aktorë. Jo vetëm parlamentar, por pjesëmarrës nga media, shoqëria civile, përfaqësues të biznesit, akademikë. Realisht roli i Këshillit është shumë kryesorë sepse e bën procesin e integrimit më gjithëpërfshirës. Duke qenë se ky është një mekanizëm i ri patjetër që ka pasur problematikat e veta që duhen rregulluar.

Si ekzekutivi për të konsultuar Këshillin për të gjitha dokumentet të cilat  i bën pjesë të diskutimit për procesin e integrimit, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ky Këshill duhet të kuptojë se zëri kryesor këtu duhet të jetë i aktorëve që janë jashtë parlamentit.

Është i vetmi mekanizëm që ka këtë lloj gjithëpërfshirje, kështu që unë them se në respekt të tyre, duhet t’i mundësojmë këtyre aktorëve  të na  japin  më shumë, për të na ndihmuar  të  ecim para në procesin e integrimit.

Faleminderit.