Postuar më: 12 Shkurt 2014

Gjosha: Vendimet e qeverisë do mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës

Gjosha: Vendimet e qeverisë do mundësojnë

hapjen e vendeve të reja të punës

 

Ju falënderoj që jeni këtu sot. Më lejoni, që në radhë të parë të përgëzoj edhe ministrin e Mirëqenies Sociale për të gjithë punën e bërë , në kuadër të plotësimit të gjithë kërkesave dalë edhe  nga Progres Raporti i tetorit të viti 2013, përsa i përket disa çështjeve kryesore dhe 17 vendimeve,të cilat sot janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, mbi lëvizjen e lirë të të gjithë të huajve që kanë dëshirë të punojnë në Shqipëri.

Këto janë vendime të një rëndësie të veçantë dhe sigurisht për të gjithë ata persona të shkolluar dhe që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pra për të hapur bizneset e tyre apo kompanitë e tyre përkatëse, sepse në rradhë të parë dhe në mënyrë direkte, kjo ka të bëjë me hapjen e vendeve të reja të punës. Një pjesë thelbësore kjo,e politikave të kësaj qeverie dhe që do të vazhdojë të mbështetet me të gjithë legjislacionin përkatës për t’ju afruar atyre gjithë mundësitë për të ardhur në Shqipëri dhe për të krijuar mundësinë  e hapjes së sa më shumë vendeve të punës.

Unë e theksoj, ashtu siç tha dhe ministri, është thelbësore sepse në këtë rast ne, jo vetëm po punojmë për statusin e vendit kandidat, me përafrimin e legjislacionit, me plotësimin  e kriterit të pestë që janë tëdrejtat e njeriut, por gjithashtu po përmbushim disa kritere edhe për hapjen e negociatave.

Në një analizë të mirëfilltë, që Ministria e Integrimit Evropian është duke bërë për momentin, për 17 vendimet kanë të bëjnë pikërisht me plotësimin e kapitujve 2 dhe 24 dhe kjo më lejoni të theksoj faktin se do ta bëjmë jo vetëm për t’iu përfaruar legjislacionit të BE, jo vetëm për të vazhduar me tej me proçesin e integrimit, por në radhë të parë për të ndryshuar përfundimisht sistemin tonë, për të ndryshuar përfundimisht jetën e qytetarëve shqiptarë, për të përthithur sa më shumë investime të huaja dhe sa mëshumë turistë të huaj që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të investuar dhe për të zhvilluar njëkohësisht vendin tonë.

Këto janë të gjithë kërkesa shumë thelbësore. Nuk do të vazhdojmë vetëm me ministrinë e Mirëqenies Sociale, por në të njëjtën kohë po punohet shumë për të 5 kriteret që janë për administratën publike, reformën në administratën publike, çështje të antikorrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar, me të drejtat  e njeriut, duke vazhduar më tej dhe me reformën në drejtësi shumë thelbësore, për të plotësuar të gjithë 5 kriteret e kërkuara nga BE.

Ju faleminderit!