Erisa Xhixho

Zëvendësministri

Erisa  Xhixho

Znj.  Erisa Xhixho u lind në Tiranë më 17 Maj të vitit 1985.

Në vitin 2008, Znj. Xhixho u diplomua në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Në 2009 ajo mori titullin Avokat dhe në vitin 2011 u diplomua ne master të nivelit të dyte "E drejte Kushtetuese e krahasuar dhe Evropiane" në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2012, Znj. Xhixho përfundoi studimet Pre Master në “University of Westminster”, Londër. Gjithashtu në vitin 2014 ajo është diplomuar  me studime master për politika ndërkombëtare publike  në “Queen Mary, University of London”. Znj. Xhixho ka marrë dhe titullin Doktor i Shkencave në Faklutetin e Drejtësisë.

Nga viti 2007-2011, Znj. Xhixho  ka qenë Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë. Gjatë periudhës 2005-2012  ajo ka qenë Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe prej vitit 2012 është Kryetare e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prej vititi 2008 Znj. Erisa Xhixho është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në shtator të vitit 2014 Znj. Xhixho është emëruar Zv. Ministër i Integrimit Europian.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe atë franceze.