Klajda Gjosha

Ministër

Klajda Gjosha

Znj. Klajda Gjosha lindi në Tiranë, në datë 28 Korrik 1983. Ajo është e martuar.

Znj. Gjosha u diplomua në vitin 2006 me titullin Master, në degën Studime Europiane, në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2005 përfundoi studimet Bachelor, në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në vitin 2002, znj. Gjosha përfundoi shkollën e mesme në nivelin e avancuar pranë Kolegjit Strode në Mbretërinë e Bashkuar.

Znj. Gjosha ka shërbyer si Zëvendësministre e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (2012 - 2013). Prej vitit 2012 deri në qershor 2016 ka qenë Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Znj. Gjosha është Kryetare e Forumit të Gruas së LSI-së dhe anëtare Kryesie e kësaj partie.

Znj. Gjosha ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të tjera si: Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Punësimit Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Prej shtatorit të viti 2013 znj. Gjosha mban postin e Ministres së Integrimit Evropian.

Gjithashtu, znj. Klajda Gjosha ka kryer disa trajnime dhe internshipe pranë disa organizmave si: Agjencia Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Japonez, Parlamenti Evropian, pranë zyrës së znj. Doris Pack, Bruksel.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe në nivel mesatar gjuhën italiane.