Postuar më: 18 Nëntor 2015

Programi IPA CBC Maqedoni – Shqipëri

Programi u miratua nga Komisioni Evropian me datë 11 Dhjetor 2014.

 

Objektivi i Përgjithshëm

Nxitja e një zhvillimi social-ekonomik më të balancuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të Zonës Ndërkufitare

 

Prioritetet:

  • Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore;
  • Nxitja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve;
  • Mbrojta e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;

 

Zonat e lejueshme: Qarqet e Dibrës, Elbasanit dhe Korçës

Alokimet Financiare për 7 vite - 13.790.000 Euro

Thirrjet për projekt propozime: Gjatë implementimit të programit janë parashikuar të hapen 3 thirrje për projekt propozime, ndërsa thirrje për projekte strategjike nuk janë parashikuar për këtë program. Thirrja e parë parashikohet të hapet gjatë fundit të 2015.

 

Për më shumë inforrmacione, klikoni në linkun më poshtë:

 

Website i Programit: http://ipacbc-mk-al.net/

Dokumentet e bashkangjitur