Postuar më: 18 Nëntor 2015

Programi IPA CBC Mali i Zi - Shqipëri

Programi u miratua nga Komisioni Evropian me datë 10 Dhjetor 2014.

 

Objektivi i përgjithshëm:

Promovimi/forcimi i marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajonet kufitare.

 

Prioritetet:

  • Nxitja e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • Mbrojta e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e punës dhe përfshirja sociale e kulturore përgjatë kufirit;

 

Zonat e lejueshme: Qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Bashkia Tropojë

Alokimet Financiare për 7 vite - 13.790.000 Euro

Thirrjet për projekt propozime: Nuk është përcaktuar ende se sa thirrje për projekt propozime do të lancohen gjatë periudhës së programimit ndërsa thirrja e parë për projekt-propozime pritet të hapet në gjysmën e parë të vitit 2016.

 

Për më shumë inforrmacione, klikoni në linkun më poshtë:

Website i Programit: http://www.albania-montenegro.org/

Dokumentet e bashkangjitur