Postuar më: 18 Nëntor 2015

Programi IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi

Progami pritet të miratohet nga Komisioni Evropian në Nëntor-Dhjetor 2015 (indikative)

 

Objektivi i Përgjithshëm:

Përmirësimi i strategjisë për bashkëpunimin ndërkufitar për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm të zonave të programit, kryesisht përgjatë kufirit detar.

 

Prioritetet e Programit:

 

1. Fuqizimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe  konkurueshmëria e SME-ve.

2. Menaxhimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore për shfrytëzimin e turizmit dhe atraksioneve territoriale në zonat ndërkufitare.

3. Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i riskut dhe  strategjia me karbon të ulët.

4.  Rritja e kapaciteteve ndërkufitare, promovimi i shërbimeve të transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës publike

Zonat e lejueshme: Gjithë territori i Shqipërisë

Alokimet Financiare per 7 vite – 39.400.711 Euro (për vendet IPA – Shqipëri, Mali i Zi)

Website i Programit: ende i pafinalizuar