Postuar më: 18 Nëntor 2015

PROGRAMI Adriatiko-Jonian (ADRION)

Progami pritet të miratohet nga Komisioni Evropian në Nëntor 2015 (indikative)

 

Objektivi i Përgjithshëm: Është të veprojë si një ndërlidhës i politikave dhe qeverisjes inovatore duke nxitur Integrimin Evropian midis vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare, duke përdorur burimet natyrore, kulturore dhe njerëzore në zonën e Adriatikut dhe Jonit, si dhe duke ndikuar në rritje e kohezionit ekonomik, social dhe territorial në zonat e programit.

 

Prioritetet e Programit:

  • Mbrojtja e mjedisit dhe promovimin e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutje;
  • Nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës publike;
  • Rritja e konkurrueshmërisë, mjedisin e biznesit dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtinë dhe investimet;
  • Mbështetje e Strategjisë për Adriatikun dhe Jonin (EUSAIR) – Projekti Strategjik

Zonat e lejueshme: Gjithë territori i Shqipërisë

Alokimet Financiare per 7 vite - 18.457.514 Euro (për vendet IPA – Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë)

Thirrjet për projekt propozime: Parashikohen të hapen gjithsej 3 thirrje për projekt propozime. Thirrja e parë mendohet të shpallet në Dhjetor 2015

 

Website i Programit: ende e pafinalizuar

Dokumentet e bashkangjitur